TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si ta përdorni sodën e bukës për lëkurën e fytyrës?

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Si ta përdorni sodën e bukës për lëkurën e fytyrës?

Soda bikarbone ose ndryshe e njohur si soda e bukës është një ilaç natyral që mund të trajtojë shumë probleme të lëkurës.

Është një tonik shumë i mirë dhe shumë efektiv në pastrimin e lëkurës, largimin e qelizave të vdekura dhe eliminimin e ndonjë puçrre apo akne.

Soda bikarbone për kujdesin e lëkurës

Pothuajse të gjitha produktet për mirëmbajtjen e lëkurës kanë edhe efekte negative derisa ky trajtim natyral largon qelizat e vdekura në mënyë efektive nga lëkura pa shkaktuar acarim dhe pa dëmtuar rritjen e qelizave të reja.

Në mënyrë që të përmirësoni ndjeshëm cilësinë e lëkurës tuaj, duhet të provoni maskat e mëposhtme me sodë bikarbone që do të bëjë të keni një lëkurë të shëndetshme, të butë dhe plot shkëlqim.

Sodë bikarbone dhe ujë

Soda e bukës është një pastrues shumë i fuqishëm i fytyrës, jashtëzakonisht efektiv në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, papastërtive dhe yndyrës nga lëkura, në parandalimin e shfaqjes së akneve dhe në hapjen e poreve të fytyrës.

Nëse dëshironi të pastroni lëkurën tuaj, merrni pak sode buke në dorën tuaj dhe shtoni pak ujë të ngrohtë.

Përzieni deri sa të krijoni një pastë homogjene.Lageni lëkurën tuaj me ujë të ngrohtë dhe aplikoni këtë maskë në fytyrën tuaj me masazhim në lëvizje rrethore.

Pasi ta keni aplikuar, lëreni në fytyrë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Sodë bikarbone dhe vaji i kokositVaji i kokosit është shumë i dobishëm për hidratimin e lëkurës.

Kombinimi i sodës bikarbone dhe vajit të kokosit do të pastrojë dhe zbut lëkurën tuaj.Kjo përzierje është shumë efektive në trajtimin e lëkurës së thatë dhe lehtësimin e ndonjë inflamacioni të lëkurës.

Për të bërë këtë maskë, ju duhet të kombinoni sasi të barabarta të vajit të kokosit dhe sodës bikarbone.

Por, nëse keni lëkurë të ndjeshme, ju duhet të dyfishoni sasinë e vajit të kokosit.

Pas përzierjes së përbërësve, aplikoni maskën në lëkurën tuaj. Lëreni për disa minuta dhe pastaj shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë.

Sodë bikarbone dhe limon

Kombinimi i limonit dhe sodës bikarbone është i dobishëm për dezinfektimin e lëkurës, për pastrimin e lëkurës së yndryshme, për reduktimin e shenjave nga plakja e lëkurës dhe për sigurimin e një ngjyre të barabartë të lëkurës.

Përzieni dy lugë gjelle sode buke dhe dy lugë gjelle sheqer të grirë ngjyrë kafe në një filxhan.

Mbusheni çerekun e filxhanit me lëng limoni.Përzieni përbërësit derisa ato të jenë të kombinuara mirë.

Ju duhet të lani fytyrën tuaj paraprakisht dhe pastaj butësisht aplikoni këtë përzierje në lëkurë.

Pasi ta keni aplikuar, lini përzierjen të qëndrojë për rreth 10 minuta dhe pastaj shpëlajeni me ujë të vakët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë

Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë

A ndikon tableti në gjumin e fëmijëve? Studimi zbulon çfarë ndodh pas 15 minutash me filma vizatimorë

A ndikon tableti në gjumin e fëmijëve? Studimi zbulon çfarë ndodh pas 15 minutash me filma vizatimorë

Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

10 qytetet më të mira në botë për të jetuar

10 qytetet më të mira në botë për të jetuar

Mblidhen protestuesit para Qeverisë, pritet konferenca e Gërvallës dhe Sveçlës për rastin e Arlinda Zekajt

Mblidhen protestuesit para Qeverisë, pritet konferenca e Gërvallës dhe Sveçlës për rastin e Arlinda Zekajt

Mblidhen dy komisione të Kuvendit, temë edhe raporti i avokatit te popullit

Mblidhen dy komisione të Kuvendit, temë edhe raporti i avokatit te popullit

Konjufca shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit me helikopter të EUFOR-it

Konjufca shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit me helikopter të EUFOR-it

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

Protestë për Arlinda Zekajn edhe në Pejë, qytetarët marshojnë kundër vrasjes së grave

Protestë për Arlinda Zekajn edhe në Pejë, qytetarët marshojnë kundër vrasjes së grave

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KRK kërkon falje për mesazhet drejtuar familjarit të Arlinda Zekajt, shqyrton mundësinë e faljes së kredisë

KRK kërkon falje për mesazhet drejtuar familjarit të Arlinda Zekajt, shqyrton mundësinë e faljes së kredisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën