TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

Që nga qershori i vitit 2008 e deri më sot, EULEX thotë se ka pranuar mbi 3 mijë e 400 kërkesa ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë? Por, a i duhet misionit të Bashkimit Evropian leja për t’i çuar informacionet policore të Kosovës në Serbi? Nga EULEX thonë se jo.

Nga viti 2008 ndërmjetëson mes Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

E për 16 vjet, EULEX këtë e bëri plot 3 mijë e 400 herë.

Nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, për Tëvë1, thonë se është në mandatin e tyre lehtësimi i shkëmbimit të informacioneve policore mes dy vendeve.

Krejt kjo bazuar në Protokollin për Bashkëpunimin Policor ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

“Që nga 15 qershori 2008 e deri më sot, EULEX-i ka pranuar dhe dërguar 3,400 kërkesa ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë”, ka thënë nga EULEX për Tëvë1.

Por, a i duhet EULEX-it, leja e institucioneve të Kosovës, për t’i çuar informacionet policore në shtetin serb?

Meqenëse shkëmbimi i informacionit policor është në përputhje me mandatin e EULEX-it dhe ndodh kur një kërkesë vjen nga vetë Policia e Kosovës, INTERPOL, EUROPOL apo Ministria e Brendshme e Serbisë, nuk kërkohet leje”, thuhet nga EULEX.

Së fundmi, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, shprehi interesim për dokumentacionin e plot të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Nga EULEX, thonë se kjo është në mandatin e zyrës së BE-së në Kosovë, të cilët për Tëvë1 e kanë konfirmuar se një kërkesë të tillë nga Serbia, e morën në muajin korrik të këtij viti.

Tëvë1 ka pyetur në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, se a ka mundësi që ky dokumentacion të shkojë në Serbi, pa lejen e tyre?

Por për këtë, nga kjo ministri nuk kanë kthyer përgjigje.

E njohësit e ligjit, thonë se kjo nuk mund të ndodh.

“Faktikisht i gjithë hetimi për rastin “Banjska” është duke u zhvilluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta ka ngritur edhe një aktakuzë dhe kjo është dorëzuar edhe në Departamentin Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës, e që do të thotë se i gjithë procesi i hetimeve është duke u zhvilluar nga prokuroria vendore dhe EULEX-i edhe po të kishte vullnet, nuk ka dokumentacion të cilin mund ta dorëzoj në Serbi, përveç të tjerash një gjë të tillë nuk do ta lejojnë as institucionet vendore”, ka thënë avokati, Yll Zekaj.

Nga EULEX kanë bërë të ditur se shkëmbimi i informacioneve policore mes Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it, lehtësohet përmes zyrës suedeze EUROPOL – SIENA.

Ndërsa mes Policisë së Kosovës dhe INTERPOL-it, shkëmbimi i informacioneve policore lehtësohet përmes Zyrës Ndërlidhëse të Interpolit në kuadër të UNMIK-ut.

Tags: informacionet policoreKosovaSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërcënimi me vrasje në një dasëm, shkak procesi gjyqësor “Brezovica”

Kërcënimi me vrasje në një dasëm, shkak procesi gjyqësor “Brezovica”

Ngritja e çmimeve nga nafti deri te energjia, deputetët: S’ka Kuvend funksional, nuk mund të merren veprime si heqja e akcizës

Ngritja e çmimeve nga nafti deri te energjia, deputetët: S’ka Kuvend funksional, nuk mund të merren veprime si heqja e akcizës

“Natën e Bajrami mos me pas rrogën…” – punëtorët teknikë të shkollave hyjnë në grevë, shkak mos ekzekutimi i pagave

“Natën e Bajrami mos me pas rrogën…” – punëtorët teknikë të shkollave hyjnë në grevë, shkak mos ekzekutimi i pagave

Disa linja ndërurbane ngrisin çmimet e biletave – Qytetarët arsyetojnë vendimin

Emisioni “Matrix” 23.03.2026

Emisioni “Matrix” 23.03.2026

Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Ne nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Ne nuk marrim pushtet me dhunë

Rama paralajmëron gjoba dhe konfiskim për automjetet pa kontratë me NPL “Gjelbër”

Rama paralajmëron gjoba dhe konfiskim për automjetet pa kontratë me NPL “Gjelbër”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën