TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si ndodhi tragjedia në Malishevë ku vdiq babi me dy fëmijët-detaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen “Mirdita”,në Malishevë, ku një zjarr në një ndërtesë ka marrë jetën e tre anëtarëve të një familjeje. Viktimat janë babai dhe dy fëmijët e tij të mitur. Autoritetet ende nuk kanë dalë me një konstatim se nga se ka ndodhur rasti.

by Jona Kelmendi
6 muaj ago
4 0
A A

Brenda kësaj banese, mesditën e së enjtes ndodhi një ngjarje e rëndë.

Një zjarr që e kaploi këtë njësi banimi, i mori jetën babait dhe dy fëmijëve të tij.

E gjithë ngjarja ndodhi në lagjen “Mirditë” të Malishevës.

Në kohën kur ndodhi ngjarja tragjike, brenda banesës ndodhej vetëm babai me dy fëmijët, njëri 9 e tjetri 12 vjeç.

Ndërsa dy fëmijët e tjerë të kësaj familje, në kohën e tragjedisë ndodheshin në shkollë.

Më të marrë lajmin, në vendngjarje dolën organet e rendit.

Për këtë menjëherë u vendosën edhe shiritat e sigurisë.

E gjatë gjithë kohës këtu po qëndronin edhe familjarët.

Sipas tyre, autoambulanca u vonua.

Kjo i shtyri që dy fëmijët t’i dërgojnë vet me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

“Kur provova t’ua prek pulsin, nuk pashë shenja jete dhe kanë shku shpejt. I kam çu në ambulantë për me i këqyr se si janë, por nuk munda as me i puth për herë të fundit. Shumë më kanë dhimtë. E kam djalë të dajës këtë djalin, edhe fëmijët i kam pas si fëmijë të mi. Në gjendje shumë të keqe jam. Dy të kanë qenë të kalltë e të vdekur në vend. Jam mundu me i shti në kerr vetë, por nuk mujsha”, tha Florentina Bytyqi-familjare.

E më të arritur në vendngjarje, Policia e Kosovës e konfirmon se në banesë ndodhej vetëm babai.

“Ne si polici në ora 12:55 minuta kemi pranuar një informatë për një banesë në banimin kolektiv social që është duke u djegur, kemi njoftuar njësinë emergjente dhe të zjarrfikësve që t’u ofrojmë ndihmë. Në vendin e ngjarjes emergjenca shëndetësore e kanë hasur aty një person pa vetëdije dhe menjëherë është dërguar në QKMF, ndërsa fëmijët nga një banor”, ka thënë Nazmi Zogaj- komandant i Policisë në Malishevë.

Se viktimat janë dërguar pa shenja jetë në QKMF-në e Malishevës e thotë edhe prokuroria.

Këta shtojnë se po hetohen shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën