TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Si ndodhi përleshja me armë mes dy grupeve mbrëmë në “Bregun e Diellit” në Prishtinë?

Banorët e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, kanë thënë për televizionin se kanë qenë të shqetësuar natën e së enjtes, pasi që dy grupe janë përleshur me njëra-tjetrën, ku janë përdorur edhe armët AK47 dhe revole. Sipas Policisë së Kosovës, ky konflikt dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshje me disa persona. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 19 gëzhoja, ndërsa në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, janë gjetur, fishekë, jelek ushtarak dhe substanca narkotike.

nga Venhar Isufi
1 vit më parë
0
A A
Si ndodhi përleshja me armë mes dy grupeve mbrëmë në “Bregun e Diellit” në Prishtinë?

Mëngjesi i së premtes e gjeti lagjen ne qetësi.

Por kështu nuk ishte të enjten mbrëma.

Në Bregun e Diellit 2 në kryeqytet, dy grupe u përleshën me njëra tjetrën, për çka kërciti edhe arma e zjarrit AK47, e që nuk pati të lënduar.

Të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes, e në pamjet e siguruara nga TËVË1, Policia e Kosovës arriti shpejt në vendin ku ndodhi rasti, në të cilin dëgjoheshin edhe familjarët e kësaj zone duke bërtitur.

Televizioni mëson se të dyshuarit dolën nga ky lokal, pastaj duke u  shpërndarë nëpër rrugë tjera alternative.

Njëri nga banorët e lagjes, i tha televizionit, se gjatë këtij momenti janë ndjerë të shqetësuar, deri sa kanë parë forca të shumta policore.

“Ne kemi qenë të shqetësuar, kemi qenë në banesë të ndejtë me shokë, edhe erdhëm i kemi dëgjuar disa zhurma, erdhëm në vendin e ngjarjes, policia kishin ardhë, kanë ardhë kogja patrolla”, tha një banor.

“Dolëm me shiku se si është gjendja, kishin ardhë Policia. I kom dëgjua të shtënat, kanë gjuajtur shumë herë, ku erdhëm me shiku. Kur i kom dëgjua të shtënat, policia ka ardhë kogja në një kohë të shpejt”, tha një tjetër banor.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin.

Në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike.

I dyshuari ndodhet ende në arrati, e rasti është cilësuar, vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe posedim të narkotikëve.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Babai sulmon policët gjatë arrestimit të djalit për narkotikë, dërgohet në mbajtje

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes një fëmijë 9 muajsh në QKUK, policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Real Madridi ia cakton çmimin Vini Jr, 150 milionë euro për ekipet e interesuara

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X