TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Si ndërroi jetë 54 vjeçari në Prishtinë pasi dyshohet se ra poshtë ashensorit?

Një 54 vjeçar nga Prishtina është gjendur pa shenja jetë në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Banorët e lagjes po ndihen të pasigurt ndërsa kërkojnë që të bëhen inspektime. Komuna e Prishtinës e Ministria e Tregtisë kanë hedhur përgjegjësin njëra tjetrës për inspektimet e këtyre ashensorëve.

nga Doresa Geci
22 Mars, 2024
0
A A
Si ndërroi jetë  54 vjeçari në Prishtinë pasi dyshohet se ra poshtë ashensorit?

Në podrumin e këtij ashensor mëngjesin e së enjtes një person u gjet i vdekur.

Ai dyshohet se pasi hapi dyert brenda hapësirë nuk ishte ashensori dhe ra poshtë.

Kjo ndodhi në lagjen Dardania në Prishtinë, tek banesat e gjelbra.

“Rr. ‘Sadik Bekteshi’ Prishtinë, 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull, shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Por pavarësisht së këtu humbi jetën një person, ashensori vazhdon të përdoret nga qytetarët.

Ani pse gjendja e tij nuk është aspak e mirë.

Ashensori aktualisht gjendet në katin e 10, por dera mund të hapet këtu në katin e parë, e kjo pasi banorëve po ua rrezikon jetë atyre.

Madje sipas,  Muharrem Dobordolit i cili banon në katin e shtatë të kësaj banese, çdo javë ashensori është jashtë funksionit.

“Ky nuk është aspak i sigurt, pasi çdo javë duhet riparim, çdo javë tej i pasigurt, po s’po kemi çka me bo, unë nuk po e di pse po lënë ashtu”, thotë ai.

E gjendja e mirë nuk është aspak as në hyrjen e tretë të këtyre ndërtesave.

“Kisha bo apel të institucionet që të vijnë inspektorët ta kontrollojnë liftin mundësisht organet përgjegjëse le të investojnë në mënyre që banorët fëmijët të jenë të sigurt në këtë lagje” thotë Astrit Kasapolli, banor i lagjes Dardania.

E Inspektimi i ashensorëve pavarësisht nëse është i ri apo i vjetër duhet të bëhet një herë  në vit.

“Në ndërtesat e vjetra, ashensorët e vjetër janë të pasigurt, andaj i kisha lut komunën e Prishtinës që të mos qet tenderë për riparim, por le të qetë tender për ndërrim të ashensorëve pasi munden me pësua njerëzit me fatalitet. Inspektim duhet të bëhet çdo vit, nëse është ashensor të ri apo të vjetër, sa i përket ashensorëve të vjetër ne as nuk i marrim në mirëmbajtje se nuk kemi as pjesë të atyre ashensorëve”, thotë pronarja e një kompanie të instalimit të Ashensorëve, Hanife Gashi.

Nga Komuna e Prishtinës bëjnë më dije se inspektimi i ashensorëve është kompetencë e Ministrisë së Tregtisë.

“Komuna e Prishtinës çdo vit ndanë mjete për riparimin e ashensorëve, kërkesa të cilat i bëjnë qytetarët. Kompetencë për mirëmbajtjen e ashensorëve nuk e ka Komuna e Prishtinës kompetenca bie mbi qytetarët të cilët janë përgjegjës për hyrjet e tyre e kompetencë është Ministrisë që të bëjë inspektime dhe nëse nuk ka pranim është obligueshme që të bëjë ndalimin e tyre”, ka deklaruar zyrtari për Energjetike, Bashkim Sadiku.

E nga Ministria e Tregtisë përgjegjësin për inspektimin e ashensorit ku humbi jetën shtetasi i Shqipërisë  e ka hedhur te Komuna e Prishtinës.

“Inspektorati komunal për ndërtim/banim në varësi të organizimit, në përputhje me Ligjin për Ndërtesat e Banimit në Bashkëpronësi dhe dispozitave ligjore të Ligjit për Ndërtim, kryen inspektim të ashensorëve në ndërtesat e banimit. Andaj ju rekomandojmë qe pyetjen ta adresoni tek inspektorati komunal, Prishtinë”.

Ndryshe, 54 vjeçari që humbi jetën është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Zjarr i madh në Golesh

Rreziku nga zjarret – ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe ndezja e zjarreve në ambientet e hapur

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Krejt çfarë tha Trumpi në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan

Trump reagon për përmbytjet në Teksas: Bashkëpunim i plotë me zyrtarët lokalë

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Zjarr i madh në Golesh

Rreziku nga zjarret – ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe ndezja e zjarreve në ambientet e hapur

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X