TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si mbijetuan babë e bir 27 ditë mes shkëmbinjve?

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Si mbijetuan babë e bir 27 ditë mes shkëmbinjve?

Maleve tek “Vrella e Mëhillit” tani i ngjitet me lehtësi.

Por, terreni shumë më i vështirë për të, ishte 24 vjet më parë.

Në fund të marsit të vitit 1999, Kajtaz Paçarizi këtë rrugë, e bëri më të birin, 17 vjeçar.

Krejt kjo për t’i shpëtuar forcave paramilitarë serbe që atë ditë, vranë plot 42 shqiptarë në Masakrën e Burimit.

E rruga e tyre, përfundoi tek këta shkëmbinj në fshatin Burim të Malishevës.

Kajtazi dhe i biri i tij, ish-ushtari i UÇK-së, Arsimi, mes këtyre shkëmbinjve u strehuan për plot 27 ditë.

“Kemi hëngër bukë rrallë, po na ka furnizuar një bashkëfshatar i kësaj lagjes Zymeraj, Sefer Bajram, Morina, ka qenë diku mbi 70-vjeçar. Na binte kapak bukë gatuante, pogaçe”, tregoi Paçarizi.

I biri i ishte plagosur gjatë një beteje më forcat serbe.

Për këtë Paçarizi kujton se si arriti t’ia jepte ndihmën e parë, djalit.

“E kam lën djalin vet e kam shkuar në fshatin Gurbardh, me kërkua betadin dhe fasha për ta mjekuar këmbën e djalit”, tha ai.

Por, si i kalonin në qiell të hapur,  babë e bir, netët e ftohta të pranverës së vitit 1999?
“Batanijen e shtruam…djalin e lija me u shtri se e ka pas edhe gipsin në këmbë, kokën e qitke këndej e këmbët andej. Unë kam qëndruar në atë pjesën tjetër andej. Kemi qëndruar në këtë mënyrë”, tregoi ai.

Paçarizi i emocionuar, ka treguar edhe për momentin kur mësoi që pjesa tjetër e familjes i ka shpëtuar më së keqes.

‘Për fat e kemi pas një transistor, e lëshonim në ora 3 të ditës, Radio Kosova e Lirë. U informuam që familja jonë  ka dalë në Shkodër. Nuk e harroj kur me tha djali që babë qenka bërë mirë se ata shpëtuan, neve edhe nëse na vrasin nuk humb e gjithë familja”, tha Paçarizi.

Në këtë formë, kaluan plot 26 netë.

Ndërsa lajmi për ta, kishte arritur deri tek shtabi i Ushtrisë Çlirimtare në Dragobil.

“Më 26 në mbrëmje ka ardhur një komandant, Salih Jakup Paçarizi edhe na ka thirrë. tu më thirre o Kajtaz, u përshëndeta me to, tha ku është Arsimi, I thashë atje është nuk është gjendja mirë. Me tha që vet i 3 jam e nesër vijmë me një grup ushtarësh me ju tërheq prej këtuhit”, tha ai.

Por, fatin e dy të mbijetuarve nuk e patën plot 42 shqiptarë të tjerë, që u vranë e masakruan në Masakrën e Burimit.

Detaje rrëqethëse rreth kësaj masakre, do të publikohen të premten në Shtëpinë e Kulturës në Malishevë, në promovimin e librit “Kujtesa e Llapushës” të autorit Demush Krasniqi.

Por, i pranishëm në këtë promovim, nuk do të jetë vet autori.

Kjo pasi Demush Krasniqi, ndërroi jetë pikërisht në përvjetorin e kësaj masakre.

“Autor është prindi im, Demush Krasniqi. Libri ka pasur të promovohet më 28 mars të muajit të kaluar. Prindit me 23 iu keqësua gjendja dhe pas qëndrimit 1 javë në spital, me 30 u lirua nga spitali. Me 30 vdiq, me 31 është varros në fshatin Drenoc, që ka përkuar me 24 vjetorin e Masakrës së Burimit”, tha Osman Krasniqi, djali i autorit të librit “Kujtesa e Llapushës”.

Ndaj autorëve të Masakrës së Burimit, autori i librit, Demush Krasniqi, në vitin 2002, kishte ngritur edhe një kallëzim Penal në Prokurinë e Qarkut në Prizren.

Kronika e gazetarit Fidan Zejnullahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

IKSHPK del me njoftim, tregon në cilat rajone ka ndryshime të situatës me cilësinë e ujit pas vërshimeve

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ShBA

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ShBA

Specialja cakton datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Specialja cakton datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Trump kërcënon të përdorë Aktin e Kryengritjes për t’i dhënë fund protestave në Minneapolis

Trump kërcënon të përdorë Aktin e Kryengritjes për t’i dhënë fund protestave në Minneapolis

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

OKB rivendos sanksionet ndaj Iranit

Protestat në Iran: Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret takim urgjent pas kërkesës së SHBA-së

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

IKSHPK del me njoftim, tregon në cilat rajone ka ndryshime të situatës me cilësinë e ujit pas vërshimeve

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ShBA

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ShBA

KB Prishtina jep detaje për Kuvendin e jashtëzakonshem ku Bekë Berisha u zgjedh Kryetar i ri i Klubit

MKRS-ja: Zgjedhja e Bekë Berishës për kryetar të KB Prishtinës, në kundërshtim me ligjin

Specialja cakton datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Specialja cakton datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën