TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump kërcënon të përdorë Aktin e Kryengritjes për t’i dhënë fund protestave në Minneapolis

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Trump kërcënon të përdorë Aktin e Kryengritjes për t’i dhënë fund protestave në Minneapolis

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi të enjten se mund të aktivizojë Aktin e Kryengritjes dhe të dërgojë trupa për të shtypur protestat e vazhdueshme kundër oficerëve federalë të dislokuar në Minneapolis për zbatimin e politikave të ashpra të administratës së tij ndaj imigracionit.

Kërcënimi erdhi një ditë pasi një oficer federal i imigracionit qëlloi dhe plagosi një banor të Minneapolis, i cili dyshohet se e kishte sulmuar oficerin me një lopatë dhe një dorezë fshese.

Ngjarja përshkallëzoi më tej tensionet, frikën dhe zemërimin që kanë përfshirë qytetin e Minesotës që nga momenti kur një agjent i Zbatimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) qëlloi për vdekje në kokë Renee Good.

Trump ka përsëritur vazhdimisht kërcënimin për përdorimin e këtij ligji federal të rrallë, i cili i jep presidentit kompetencën të dislokojë ushtrinë amerikane ose të federalizojë Gardën Kombëtare për zbatimin e ligjit brenda vendit, pavarësisht kundërshtimeve nga guvernatorët e shteteve.

“Nëse politikanët e korruptuar të Minesotës nuk i binden ligjit dhe nuk i ndalojnë agjitatorët dhe kryengritësit profesionistë të sulmojnë Patriotët e ICE-së, të cilët po përpiqen vetëm të bëjnë punën e tyre, unë do të miratoj AKTIN E KRYEGRITJES, të cilin shumë presidentë e kanë bërë para meje, dhe do t’i jap shpejt fund absurditetit që po ndodh në atë shtet dikur të madh”, tha Trump në një postim në rrjetet sociale.

Historikisht, presidentët amerikanë e kanë përdorur Aktin e Kryengritjes më shumë se dy duzina herë, për herë të fundit në vitin 1992 nga presidenti George H. W. Bush për t’i dhënë fund trazirave në Los Angeles, atëherë me kërkesë të autoriteteve lokale.

Ndërkohë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare njoftoi se ka kryer mbi 2,000 arrestime në këtë shtet që nga fillimi i dhjetorit dhe theksoi se nuk do të tërhiqet nga veprimet e tij, ka raportuar Associated Press. ICE është një agjenci në varësi të DHS-së.

Protestat janë bërë të shpeshta në rrugët e Minneapolis që nga 7 janari, kur agjenti i ICE-së qëlloi për vdekje 37-vjeçaren Good.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Një e katërta e lumenjve në Francë janë tharë nga thatësira dhe i nxehti ekstrem

Një e katërta e lumenjve në Francë janë tharë nga thatësira dhe i nxehti ekstrem

Tre persona janë lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Tre persona janë lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Anthony Joshua mbështillet me flamurin shqiptar pas fitores ndaj Prengës

Anthony Joshua mbështillet me flamurin shqiptar pas fitores ndaj Prengës

Arrestohet një person pasi shtiu me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, arrestohet një person

Sulmohen nënë e bijë në Ferizaj, arrestohen babai dhe djali

Sulmohen nënë e bijë në Ferizaj, arrestohen babai dhe djali

U mbyt nga një copë ushqimi, vdes një person në Fushë Kosovë

U mbyt nga një copë ushqimi, vdes një person në Fushë Kosovë

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Mëngjes i qetë nëpër pikat kufitare të Kosovës

Sot shënohet Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë

Sot shënohet Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën