TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin fetar

nga TËVË 1
15 Qershor, 2024
0
A A
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin fetar

Therja e kurbanit vazhdon të jetë një ritual i rëndësishëm fetar e kulturor që përcakton Kurban Bajramin.

Besimtarët myslimanë, siç thonë ata, i përgjigjen thirrjes së Zotit për bamirësi, derisa njohësit e fesë potencojnë se qëllimi i këtij akti është afrimi me Zotin.

Rritja e çmimit të kurbaneve, pavarësisht se po krijon pakënaqësi te blerësit, kjo nuk i ndalon ata për ta kryer këtë obligim fetar.

Imami i Xhamisë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi thotë se kurbani si akt daton që nga njeriu i parë, Ademi, derisa potencon se qëllimi i therjes së kurbanit është afrimi me Zotin dhe bamirësia.

Për KP Maliqi tregon se ndarja e mishit të kurbanit duhet të bëhet në tri pjesë, një për veten, një për familjarët dhe tjetrën për nevojtarët, jetimët apo edhe të tjerë.

“Kurbani si akt, prerja e një kafshe të caktuar daton që nga njeriu i parë, Ademi, babai i njerëzimit, bekimet e Zotit qofshin për të. Që nga fëmijët e tij, Kabili dhe Habnili kur u obliguan që të therin nga një kurban, për tu siguruar se cili është në të drejtën dhe në të vërtetën. Që nga atëherë fillon edhe ky historiku i therjes së kurbanit e më pas edhe tek profeti Ibrahim, bekimet e Zotit qofshin për të. Dhe kështu edhe vetë Zoti në Kuran na urdhëron dhe na thotë ‘Faluni dhe preni kurban për hir të Zotit juaj'”, thotë Maliqi.

Blerja e kurbaneve nga qytetarët e besimit islam bëhet nëpër ferma apo edhe vende të tjera.

Albion Gashi investitor në një fermë në Kosovë thotë se këtë vit ka pasur interesim të madh për blerjen e kurbaneve, pavarësisht se çmimi i tyre ka shënuar rritje. Ai tha se çmimi për një dele fillon nga 200 euro, derisa tregon se për këtë bajram ka shitur mbi 150 kafshë për kurban dhe se pritet që numri të rritet gjatë këtyre dy ditëve.

“I kemi mbi 200 copë (dele)…Prej pas luftës merremi më shumë me (kurban), i premë, i shesim…Pak ka një ngritje (të çmimeve), por jo shumë…Prej 200 euro e lartë shkojnë ato, varet nga dëshira e konsumatorit, se çfarë i pëlqen dhe si i pëlqen…Ka pasur interesim të mirë, i kemi konsumatorët tanë…Prej 150 (persona) e lartë, varet si është interesimi i konsumatorëve”, tha Gashi.

Ndërkaq, një fermer tjetër, thotë se çmimi i deleve fillon nga 230 deri në 300 euro.

Ani pse çmimet janë ngritur, besimtarët myslimanë po vazhdojnë ta bëjnë prerjen e kurbanit.

Islam Rrahimi tregon se për çdo vit bën therjen e kurbanit, derisa kujton kohët e para disa viteve, për cak potencon se ky veprim kishte vlerë më të madhe për nevojtarët. Por, Rrahimi thotë se për kushtet dhe standardin e jetesës në Kosovë, çmimet e kafshëve për kurban, janë të shtrenjta.

Edhe Gani Sijarina thotë se ditën e Kurban Bajramit do ta bëjnë therjen e kafshës. Ai tregon se e shpërndajnë mishin e kurbanit në tri apo më shumë pjesë, ashtu siç e thotë edhe feja islame, porse shton se disa edhe nuk e pranojnë atë.

Dita e parë e Kurban – Bajramit është të dielën më 16 qershor 2024. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Tags: besimtarët myslimanëKurban Bajramiqytetaret
ShareTweet

Postime të ngjashme

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Gruaja nga Prishtina raporton se në shtëpi iu vodhën para dhe stoli ari

Gruaja nga Prishtina raporton se në shtëpi iu vodhën para dhe stoli ari

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Reagon OVL e UÇK-së pasi u largua flamuri në Air Albania: Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i dëshmorëve tanë

Reagon OVL e UÇK-së pasi u largua flamuri në Air Albania: Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i dëshmorëve tanë

Gjimshiti largohet nga Kombëtarja, ky pritet mbrojtësi që do ta zëvendësojë ndaj Letonisë

Gjimshiti largohet nga Kombëtarja, ky pritet mbrojtësi që do ta zëvendësojë ndaj Letonisë

Granit Xhaka një opsion për Milanin nëse nuk arrijnë transferimin e Rabiot

Granit Xhaka një opsion për Milanin nëse nuk arrijnë transferimin e Rabiot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X