TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtetasit e Shqipërisë hyjnë në Kosovë me heroinë e kokainë, arrestohen

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shtetasit e Shqipërisë hyjnë në Kosovë me heroinë e kokainë, arrestohen

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se e kanë kryer veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotrope’.

Të dy personave, shtetas të Shqipërisë, u janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e heroinës dhe kokainës, telefona celularë e para.

“Sasia e përgjithshme e sekuestruar e narkotikëve është 82 gramë heroinë në vlerë të tregut prej 1640 euro si dhe 36 gramë kokainë në vlerë të tregut prej 3600 euro”, ka njoftuar PK-ja.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se bashkë me të dyshuarit ishte edhe një person tjetër V. P. (1987), i cili ka rezultuar që ka urdhërarrest aktiv për vuajtje të dënimit prej 1 viti e 8 muaj, i cili i është dorëzuar stacionit policor Jugu në Prishtinë për procedurë të mëtejme.

“Të dy të dyshuarit janë shoqëruar dhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Në konsultim me prokurorin kujdestar, pas intervistimit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 26 prill 2023

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e sektorit qendror të DHTN-së në Prishtinë, pas një pune hetimore dhe punës operative në terren, ka pranuar informatën se dy persona të dyshuar kanë hyrë nga Shqipëria në Kosovë dhe se të njëjtit kanë sjellë një sasi të narkotikëve, me qëllim të shitblerjes së tyre.

Të njëjtit kanë qenë në një veturë me targa të Shqipërisë, ku edhe janë ndaluar nga hetuesit policorë dhe gjatë kontrollit fizik tek personi i parë i dyshuar S. Ç. (1966), shtetas i Shqipërisë, janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pako të vogla me heroinë me peshë prej 21 gramëve dhe një pako me kokainë me peshë prej 36 gramëve, 100 euro, si dhe një telefon celular.

Është identifikuar edhe banesa e të dyshuarit të dytë, S. U. (1969), shtetas i Shqipërisë, ku në konsultim me prokurorin e Shtetit është bastisur – kontrolluar banesa e tij, nën dyshimin e bazuar në lidhje me veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotrope’, vepër kjo e sanksionuar me nenin 267 të KPRK-së.

Gjatë bastisjes në banesën e tij, në cilësi të provës materiale, është gjetur dhe është sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë prej 61 gramëve si dhe një peshore digjitale.

Po ashtu tek i dyshuari i dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë si dhe 150 euro, si dhe është sekuestruar vetura me targa të Shqipërisë.

Sasia e përgjithshme e sekuestruar e narkotikëve është 82 gramë heroinë në vlerë të tregut prej 1640 euro si dhe 36 gramë kokainë në vlerë të tregut prej 3600 euro.

Po ashtu bashkë me të dyshuarit ishte edhe një person tjetër V. P. (1987), i cili ka rezultuar që ka urdhërarrestit aktiv për vuajtje të dënimit prej 1 viti e 8 muaj, i cili është dorëzuar stacionit policor Jugu në Prishtinë për procedurë të mëtejme.

Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit nga Drejtoria e Forenzikës, të cilët kanë bërë evidentimin, paketimin e dëshmive në vend të ngjarjes, e po ashtu është bërë kontroll edhe nga Njësia K9.

Të dy të dyshuarit janë shoqëruar dhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Në konsultim me prokurorin kujdestar, pas intervistimit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajze e mitur në Prishtinë, policia nis hetimet

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

I mituri arrestohet në Ferizaj, dyshohet se sulmoi qytetarë në sheshin e qytetit

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Arrestohet një person në Gjakovë, kërcënoi policët përmes rrjeteve sociale

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Pse trangujt bëhen të hidhur dhe si ta ndaloni problemin me kohë

Pse trangujt bëhen të hidhur dhe si ta ndaloni problemin me kohë

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajze e mitur në Prishtinë, policia nis hetimet

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

I mituri arrestohet në Ferizaj, dyshohet se sulmoi qytetarë në sheshin e qytetit

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Arrestohet një person në Gjakovë, kërcënoi policët përmes rrjeteve sociale

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një i dyshuar në Prizren për kultivim të kanabisit, policia sekuestron bimë narkotike

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vetaksident në Veternik, motoçiklisti pëson lëndime të rënda

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën