Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Shiroka-Pula ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri te përkrahja në zhvillimin e vendit dhe në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe mbrojtje të mjedisit, si dhe rëndësia e programeve të bursave MEXT për studentët kosovarë.
Në takim është vlerësuar edhe roli i Japonisë në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon./teve1.info/







