TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shtëpia e Bardhë thotë se ndihma e re për Ukrainën është rrugës

nga Tëvë1
2 Nëntor, 2024
0
A A
Shtëpia e Bardhë thotë se ndihma e re për Ukrainën është rrugës

Pentagoni ka bërë të ditur ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vlerë të 425 milionë dollarëve, duke regjistruar ndihmën e 69-të me radhë për këtë vend, prej vitit 2021.

Ky njoftim është bërë vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë rëndësi të madhe për vazhdimësinë e ndihmës amerikane për Ukrainën.

Komentet përmbyllëse që janë bërë në fushatë nga ish-presidenti, Donald Trump, i nominuar i republikanëve për president, kanë vënë në pah dallimet e thella me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris, e nominuar e demokratëve për presidente, kur është fjala për ndihmën e shtetit për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus që dy vjet e gjysmë.

Trump është raportuar të ketë thënë në Miçegen se “ata na kanë shtyrë në Ukrainë. Ne nuk është dashur të ndërhyjmë kurrë në Ukrainë. Nëse do të isha president, nuk do të përfshiheshim në Ukrainë”.

Shtetet e Bashkuara janë lidere në ofrim të ndihmës për Ukrainën, si financiare, ashtu edhe ushtarake, por nuk është raportuar të kenë dërguar ndonjëherë trupa ushtarake atje.

Harris dhe disa republikanë me ndikim kanë insistuar që mbështetja amerikane është thelbësore për mbrojtje të demokracisë dhe dhënie fund të agresionit rus në Evropë dhe Perëndim.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që disa muaj që Perëndimi t’ia mundësojë përdorimin e armëve për të sulmuar më thellë në Rusi, dhe këtë javë i ka akuzuar ata për mosveprim kundrejt planeve të përflituara të Rusisë për të angazhuar mijëra trupa ushtarake koranoveriore në Ukrainë.

Zelensky ka thënë më 1 nëntor se të gjitha shtetet që nuk dëshirojnë që lufta të zgjerohet në rajonet e tyre, “duhet të veprojnë”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Lloyd Austin, ka thënë në shtator se përdorimi i armëve amerikane për sulme të thella në Rusi, nuk do të kthente situatën e luftës në të mirë të Ukrainës.

Shtetet e Bashkura dhe vendet aleate kanë hedhur poshtë mundësinë e sulmeve brenda Rusisë, pasi shqetësohen se përgjigjja ruse mund të përfshijë armë bërthamore.

Ish-presidenti rus, njëherësh zyrtar i lartë rus, Dmitry Medvedev, është cituar të ketë thënë se Uashingtoni gabon nëse beson se Moska nuk do t’i përdorë armët bëthmore, nëse i rrezikohet ekzistenca.

Ai dhe zyrtarë tjerë kanë paralajmëruar vazhdimisht për mundësinë e përgjigjes bërthamore, në kushte të caktuara.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./Radio Evropa e Lirë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Masakër e pandalur në Gaza: 67 të vrarë sot, mbi 57,000 viktima në total

Masakër e pandalur në Gaza: 67 të vrarë sot, mbi 57,000 viktima në total

Organizatat e të drejtave të njeriut kërkojnë nga Izraeli lirimin e punjonësve shëndetësorë palestinezë

Organizatat e të drejtave të njeriut kërkojnë nga Izraeli lirimin e punjonësve shëndetësorë palestinezë

Pranon akuzën e abuzimit seksual ndaj së bijës së mitur, burg për Zamir Metën

Pranon akuzën e abuzimit seksual ndaj së bijës së mitur, burg për Zamir Metën

Ministri izraelit bën thirrje për aneksim të Bregut Perëndimor

Ministri izraelit bën thirrje për aneksim të Bregut Perëndimor

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X