Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturave dhe një autobusi në rrugën Prishtinë – Fushë- Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti./teve1.info/