Sipas njoftimit të SHSKUK-së, kërcënimi ka ndodhur nga familjari i një pacienti të shtrirë në këtë njësi.
“ShSKUK dhe Klinika e Anestezionit e Mjekimit Intensiv Qendror dënojnë këtë akt, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe kryesi i kësaj vepre të marr dënimin meritor”, thuhet në njoftim.
Nga SHSKUK kanë thënë se puna në Mjekimin Intensiv është punë nën presion dhe kanosjet e tilla vështirësojnë më shumë punën.
“Puna në Mjekimin Intensiv është punë nën presion për shkak se në këtë njësi luftohet për jetën e pacientit, andaj kanosjet e tilla e vështirësojnë tejmase punën dhe pozitën edhe ashtu të rënduar të personelit në këtë njësi”, thuhet më tej në njoftim. /Teve1.info/