Tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente në QKUK, të cilët ishin lënduar në aksidentin e ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në rrugën Mazgit – Bresje.
Nga ta vetëm një është duke marrë ende trajtim mjekësor, por që gjendet jashtë rrezikut për jetë ka bërë të ditur zëdhënësi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Shpend Fazliu.
“ShSKUK ju konfirmon se tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore ne Klinikën Emergjente, pas aksidentit në komunikacion, i ndodhur në Autostradë. 7 nga ta janë liruar në shtëpi, pas trajtimit mjekësor, 1 ende ndodhet në klinikën emergjente, jashtë rrezikut, me lëndime trupore”, ka thënë ai port teve1.info
Rreth orës 07:00 të mëngjesit të së hënës është shkaktuar një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në rrugën Mazgit – Bresje.
Aksidenti kishte bërë që kjo rrugë për disa orë të mbyllet për qarkullim.