tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Shqipëria U21 publikon listën, vend edhe për Ermir Rashicën

tëvë1 nga tëvë1
08/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i krahut, Ermir Rashica është risia në listën e trajnerit të Shqipërisë U21, Alban Bushi. Bushi të mërkurën ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2025” për këtë muaj. Ai ka ftuar 24 futbollistë, përfshirë edhe Rashicën, i cili për herë të parë po grumbullohet me shpresat e Shqipërisë.

Rashica 19-vjeçar është pjesë e Skënderbeut të Korçës, ekip të cilit iu bashkua në verën e këtij viti nga Trepça ’89. Ai ka 6 paraqitje dhe 1 gol të shënuar për Kosovën U19, por që nuk ishte pjesë e saj në tri ndeshjet e fundit miqësore. Rashica ndeshjen e fundit me Kosovën U19, e ka luajtur në nëntor të vitit të shkuar.

Këtë edicion, Rashica ka 1 gol e 3 asistime në 12 paraqitje në Superligën e Shqipërisë me Skënderbeun. Këtë muaj, Shqipëria U21 i luan dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2025 dhe të dyja në udhëtim. Më 17 nëntor, përballet me Rumaninë, ndërsa me 21 nëntor me Malin e Zi. Shqipëria U21 i prinë Grupit E me 9 pikë të mbledhura pas tri fitoreve në katër ndeshje të luajtura.

Inspektorati fillon hetimin e reagimit të policëve në protestën për vizitën e Trendafilovës

30/11/2023

Mbyllet për publikun gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

30/11/2023

Vlerat e bukës së zezë për organizëm më të fortë

30/11/2023

Vidhet një traktor në Drenas

30/11/2023

I kërkuari nga Policia sulmon zyrtarin policor dhe ikë

30/11/2023

Deklarohen nga Policia për vrasjen e vjehrrit nga dhëndëri: Ndodhi pas një mosmarrëveshje

30/11/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.