TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ishte i pranishëm në selinë qendrore të Këshillit të Evropës në Strasburg, ku bëri me dije se Shqipëria ka nënshkruar tri konventa ndërkombëtare.

Sipas tij, këto marrëveshje janë thelbësore për forcimin e shtetit ligjor, demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Gogu theksoi se konventa e parë ndërkombëtare mbi inteligjencën artificiale, sepse teknologjia nuk mund të qëndrojë mbi ligjin dhe mbi dinjitetin njerëzor.

“Konventa e parë kishte të bënte me përdorimin e inteligjencës artificiale, dhe sesi inteligjenca artificiale duhet t’i nënshtrohet ligjit në mënyrë që të mbrojmë dinjitetin e njeriut në mënyrë që të mbrojmë shtetin ligjor”, theksoi ai.

Konventa e dytë, sipas tij, kishte të bënte me mbrojtjen e avokatit.

“Çdo avokat që mbron një qytetar duhet të jetë vetë i mbrojtur, nga çdo lloj presioni, qoftë ai presion shtetëror apo i palëve në proces apo i çfarëdolloj presioni tjetër”, theksoi ai.

Ndërsa konventa e tretë, sipas Gogut, kishte të bënte me Ukrainën.

“Konventa e tretë kishte të bënte me komisionin e kërkesave për Ukrainën. Shqipëria është e përkushtuar që nga dita 1 për qëndrimin pro Ukrainës dhe presidentit Zelensky, agresori duhet të paguajë”, tha ai.

Sipas tij të gjitha konventat theksojnë se “sundimi i ligjit dhe demokracia forcohen përmes miratimit të ligjeve dhe jo vetëm me deklarata”.

“Nënshkrimi është fillimi. Ratifikimi është premtimi. Zbatimi është prova”, shkruan Gogu./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erdogan kërkon respektimin e “vullnetit të përbashkët” të Turqisë dhe Libisë në Mesdheun Lindor

Erdogan kërkon respektimin e “vullnetit të përbashkët” të Turqisë dhe Libisë në Mesdheun Lindor

Armëpushimi në Gaza nuk e ka ndaluar Izraelin të kryejë gjenocid, thotë raporti i ri i OKB-së

Armëpushimi në Gaza nuk e ka ndaluar Izraelin të kryejë gjenocid, thotë raporti i ri i OKB-së

Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zotohen për bashkëpunim në çështjet rajonale

Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zotohen për bashkëpunim në çështjet rajonale

Opozita akuzon Netanyahun për nxitjen e një konflikti me Iranin para zgjedhjeve në Izrael

Opozita akuzon Netanyahun për nxitjen e një konflikti me Iranin para zgjedhjeve në Izrael

Unai Simon portieri më i mirë

Unai Simon portieri më i mirë

De la Fuente shpallet trajner i vitit

De la Fuente shpallet trajner i vitit

Shqiptarët fitojnë dy ulëse në Parlamentin e Serbisë, Memeti nuk përjashton pjesëmarrjen në Qeveri

Shqiptarët fitojnë dy ulëse në Parlamentin e Serbisë, Memeti nuk përjashton pjesëmarrjen në Qeveri

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Rasti i Arlindës, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë

Rasti i Arlindës, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë

Kulla: Marrëdhëniet Shqipëri–Serbi varen edhe nga qëndrimi i Beogradit ndaj Kosovës

Kulla: Marrëdhëniet Shqipëri–Serbi varen edhe nga qëndrimi i Beogradit ndaj Kosovës

Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkon drejtësi dhe përgjegjësi

Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkon drejtësi dhe përgjegjësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën