TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shqipëri, mbi 232 mijë emigrantë të rregjistruar në zgjedhje pas mbylljes së afatit

nga tëvë1
4 muaj më parë
0
A A
Shqipëri, mbi 232 mijë emigrantë të rregjistruar në zgjedhje pas mbylljes së afatit

Të paktën mbi 232 mijë shqiptarë që banojnë jashtë vendit do të kenë mundësi për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të këtij viti. Ndonëse afati i kërkesave për regjistrim u mbyll mesnatën e mbrëmshme, ky numër pritet të rritet më tej, pasi deri paraditen e së mërkurës ishin ende mbi 19 mijë kërkesa në fazë shqyrtimi. Vetëm gjatë ditës së djeshme, pati mbi 13 mijë e 200 aplikantë të rinj.

Asnjë shans për të rishikuar mbi 42 mijë kërkesa të refuzuara, për shkak të gabimeve në fazën e rregjistrimit apo dokumentacionit jo të plotë. Një propozim për shtyrje të afatit të rregjistrimit u rrëzua dje pasdite në Komisionin Rregullator, ndërsa ideja e hedhur nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi për të parë mundësinë e lënies së hapësirës për të trajtuar refuzimet, nuk gjeti mbështetje. E shtruar si çështje dhe në mbledhjen e Komisionit Rregullator nga një prej anëtarëve, ideja nuk u hodh për votim.

Regjistrimet e zgjedhësve nga jashtë vendit, tejkaluan pritshmëritë fillestare si të Komisionit Qendror të zgjedhjeve ashtu dhe të vetë partive politike. Këto të fundit duket se kontribuan ndjeshëm në proces, duke u angazhur në takime të shumta me komunitetin e diasporës në shtete të ndryshme, veçanërisht në Itali dhe Greqi ku jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve. Këtë e dëshmojnë dhe vetë shifrat e rregjistrimeve për të marrë pjesë në zgjedhje, ku 60 përqind janë pikërisht nga këto dy vende me 149 mijë kërkesa të miratuara nga të cilat 86.5 mijë janë nga Italia dhe 62.5 mijë nga Greqia. Në vend të tretë me mbi 24 mijë kërkesa janë emigrantët nga Gjermania, të pasuar nga mbi 20 mijë nga Shtetet e Bashkuara. Në total, kërkesat për pjesmarrje në zgjedhje kanë qenë nga mbi 100 shtete.

Sipas parashikimeve ligjore, vota e migrantëve do të llogaritet në qarkun ku ata kanë residencën në Shqipëri. Gati 49.5 mijë votuesë të rregjistruar i përkasin Tiranës, e pasuar nga Fieri me mbi 30 mijë votuesë nga jashtë dhe Durrësi e Elbasani me mbi 23.5 mijë të tillë. Brenda datës 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë listën paraprake të këtyre zgjedhësve. Emrat e tyre do të hiqen më pas nga lista e votuesve në Shqipëri.

Të rregjistruarit kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje, por jo detyrimisht ta ushtrojnë këtë të drejtë, ndonëse në çdo rast, atyre do t’u shkojë në banesë fleta e votimit. Një proces që do të nisë që nga momenti i miratimit të të saj. Më 12 mars, për partitë dhe koalicionet pjesmarrësve, është afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve që do të përfshihen në garë.

Megjithatë, shifrat e deritanishme të të rregjistruarve, dëshmojnë se vota e migrantëve mund të ketë një ndikim jo të pakët, veçanërisht në qarqet, ku mandati i fundit mes palëve, është ndarë në të kaluarën, me një diferencë të ngushtë votash. Një fenomen i parë kryesisht në disa qarqe të vogla, por dhe në ato me shumë deputetë, si në rastin e Fierit./VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria po përballet me zjarre, 21 vatra aktive, një pjesë e tyre të qëllimshme

Shqipëria po përballet me zjarre, 21 vatra aktive, një pjesë e tyre të qëllimshme

Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani

Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani

Vdes në Shqipëri ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

Vdes në Shqipëri ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

“Diçka e çuditshme po ndodh”, Trump flet rreth dronëve në disa shtete amerikane

Trump vendos 30% tarifë kundër mallrave të BE-së dhe Meksikës

LIVE: PËRPJEKJA E 46-të PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT – 13.07.2025

LIVE: PËRPJEKJA E 46-të PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT – 13.07.2025

Prishtina e Re nis përgatitjet në Bullgari

Prishtina e Re nis përgatitjet në Bullgari

Xhaka në formacionin e vitit në Bundesligë

Xhaka po monitorohet edhe nga Interi

Dy gjigantët evropianë po monitorojnë situatën e Ibrahima Konates

Konate kërkon kalimin te Real Madridi

Chelsea – PSG, finalja e Botërorit

Chelsea – PSG, finalja e Botërorit

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike, arrestohet një person

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike, arrestohet një person

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohen katër persona në Ferizaj pasi dyshohet se u rrahën mes vete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X