Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot nga ora 09:00, do të mbahet konferencë për media nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Tema e kësaj konference është në lidhje me shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.