TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: FSK është trashëgimtare e UÇK-së

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: FSK është trashëgimtare e UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, gjatë ceremonisë për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka theksuar se FSK-ja vazhdon trashëgiminë e UÇK-së dhe është e gatshme për çdo sfidë, brenda dhe jashtë vendit.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte zëri i një populli të shtypur. Ishte organizimi i guximit dhe shpresës që u ngrit kundër padrejtësisë. Epopeja e marsit ’98 është dëshmi se liria fitohet me sakrificë, me unitet, me besim në të drejtën tonë për të jetuar të lirë në vatrat tona shekullore. Sot krenaria jonë nuk qëndron vetëm në të kaluarën. Ajo marshon para nesh me uniformë moderne, me profesionalizëm të lartë dhe me përkushtim të palëkundur ndaj Republikës sonë. Forca e Sigurisë së Kosovës është trashëgimtare denjë e UÇK-së. Ajo bart në zemër idealin e lirisë dhe në duar mban përgjegjësinë e sigurisë së vendit. E trajnuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, e pajisur me kapacitete moderne dhe me trupa të përgatitur profesionalisht, FSK-ja sot është e gatshme për çdo sfidë. FSK-ja jo vetëm që është e aftë ta mbrojë atdheun në çdo kohë, por është gjithashtu e përgatitur të kontribuojë edhe në misione ndërkombëtare të paqes dhe sigurisë globale”, tha Osmani.

Presidentja gjithashtu përkujtoi sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij në Prekaz:

“Ne rikujtojmë çmimin e lirisë dhe betimin që u bë që ne sot të jetojmë të lirë dhe me dinjitet. Në këtë tokë që dikur u drodh nga krismat e armëve të lirisë, sot qëndron krenare kazerma ‘Adem Jashari’, një emër që nuk është thjesht emërtim institucional, por është mbi të gjitha një amanet. Është përkujtim i përjetshëm i një figure që është bërë simbol i përjetësisë kombëtare, komandantit legjendar Adem Jashari dhe i gjithë familjes Jashari. Ata nuk zgjodhën rrugën e lehtë, por zgjodhën sakrificën, përballjen dhe mbi të gjitha përjetësinë. Familja Jashari është altar i lirisë kombëtare dhe krenari e çdo shqiptari”, tha ajo.

Ky manifestim u zhvillua në kazermën “Adem Jashari” në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, duke simbolizuar lidhjen ndërmjet të kaluarës heroike dhe ushtrisë moderne të Kosovës.

Tags: kazerma e adem jasharitTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Vritet një person në Gjilan

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

​Andin Hoti – Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Rreziqet e CHATGPT-së për fëmijët

Rreziqet e CHATGPT-së për fëmijët

Dëmet nga breshëri-fermerët në Istog presin kompensimet nga Qeveria

Dëmet nga breshëri-fermerët në Istog presin kompensimet nga Qeveria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën