Një 33-vjeçar është shpëtuar sot pas 102 orëve nën rrënojat e një pallati shtatë katësh në Kahramanmaraş Elbistan të Turqisë.
Bëhet e ditur se 33-vjeçari u shpëtua nga UMKE dhe ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Policisë
“33-vjeçari Mahmut Sami Samiahin, i cili ndodhej në rrënojat e një pallati 7-katësh në Kahramanmaraş Elbistan, u shpëtua pas 102 orësh nga UMKE dhe ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Policisë”, raporton Anadolu Ajansi.
Ndryshe numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqinë jugore ka shkuar mbi 21,700, sipas shifrave zyrtare nga autoritetet turke dhe siriane, si dhe shpëtimtarët nga zonat e kontrolluara nga rebelët në veri të Sirisë, por tani kanë kaluar 100 orë nga lëkundjet shkatërruese që nënkuptojnë se situata bëhet edhe më e vështirë për të gjetur të mbijetuar.
Kurse presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, e quajti tërmetin “fatkeqësia e shekullit”.









