Lidhur me rastin e shpërthimit në afërsi të Liqenit të Ujmanit, Policia ka bastisur një shtëpi në Zubin Potok, ku u sekuestruan tri radio-lidhje dhe një veturë.
Këtë e ka konfirmuar për teve1.info Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për veri.
“Në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut. Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë”, konfirmoi Elshani.
Ai shtoi se nuk ka të arrestuar, ndërsa
policia ka identifikuae një person i cili është me interes për intervistim.