TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shpërthim në Indonezi, 13 persona të vdekur

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Shpërthim në Indonezi, 13 persona të vdekur

Një shpërthim në një fabrikë nikeli në ishullin Sulaëesi të Indonezisë ka lënë të vdekur të paktën 13 punëtorë dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë, disa prej të cilëve rëndë.

Tetë viktima ishin indonezianë dhe pesë kinezë. Fabrika është e financuar nga Kina. Gjatë punës së riparimit në një furre, një lëng i ndezshëm mori flakë dhe shkaktoi shpërthimin e rezervuarëve të oksigjenit aty pranë, sugjeroi një hetim fillestar.

Indonezia është prodhuesi më i madh në botë i nikelit, i cili përdoret në bateritë e makinave elektrike dhe në çelik inoks.

Një shpërthim fillestar shkaktoi disa shpërthime të tjera pasi kishte shumë depozita të tjera oksigjeni aty pranë, tha një zëdhënës i Parkut Industrial Moroëali të Indonezisë (IMIP).

Zjarri u shua disa orë më vonë. IMIP është një ndërmarrje e fokusuar në nikel, në pronësi të një kompanie kineze, e cila prodhon çelik inoks dhe çelik karboni. Kompania tha se do të mbulonte kostot e trajtimit për viktimat.

Në fillim të këtij viti, një punëtor kinez dhe një indonezian u vranë në një fabrikë nikel në të njëjtin park industrial – pasi shpërtheu një trazirë gjatë një proteste nga stafi.

Pak muaj më parë, si pasojë e një zjarri në të njëjtën fabrikë mbeti i vdekur një punëtor dhe gjashtë të tjerë u lënduan.

Incidentet kanë rritur shqetësimin për sigurinë në objektet e financuara dhe të operuara nga kompani kineze. /BBC

Tags: Indonezishperthim ne fabrike
ShareTweet

Postime të ngjashme

Demokratët Evropianë: Pamjet në Serbi nuk janë të zgjedhjeve normale, por të një pushteti që mbron veten përmes frikës

Demokratët Evropianë: Pamjet në Serbi nuk janë të zgjedhjeve normale, por të një pushteti që mbron veten përmes frikës

Dhunë dhe tensione në zgjedhjet lokale në Serbi, sulmohen edhe gazetarët

Dhunë dhe tensione në zgjedhjet lokale në Serbi, sulmohen edhe gazetarët

Sulmet ajrore izraelite lënë gjashtë persona të vrarë në Gaza pavarësisht një armëpushimi

Sulmet ajrore izraelite lënë gjashtë persona të vrarë në Gaza pavarësisht një armëpushimi

Si ndryshuan çmimet e energjisë në Evropë një muaj pas fillimit të luftës në Iran

Si ndryshuan çmimet e energjisë në Evropë një muaj pas fillimit të luftës në Iran

Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Albulena Haxhiu komandante supreme e FSK-së – Vjosa Osmanit nga 4 prilli i skadon mandati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën