TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Shpërfilli” kuvendin e Mitrovicës së Veriut, Elshani: S’e kemi obligim ligjor të raportojmë

by teve1
1 muaj ago
1
A A
“Shpërfilli” kuvendin e Mitrovicës së Veriut, Elshani: S’e kemi obligim ligjor të raportojmë

Komandanti i stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, Rexhep Kastrati ishte ftuar të raportonte në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, më 27 mars 2026.

Por, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë të Veriut thotë se Policia nuk e ka obligim të raportojë para kuvendeve komunale.

Elshani tregon se obligimi ligjor i Policisë është që të raportojë vetëm në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), një organ që formohet nga kryetari i komunës dhe funksionon në bazë të udhëzimeve administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Fillimisht me thënë që ne nuk e kemi obligim me raportu para kuvendeve komunale kudo në Kosovë, nuk e kemi obligim ligjor. Obligim ligjor e kemi me raportu tek KKSB-ja, është një organ që formohet nga kryetari i komunës, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi. Aty, kur të formohet nga kryetari i komunës, që mundet me qenë një prift, një hoxhë, drejtori i shkollës, i fakultetit, dikush – nuk është me rëndësi – formohet një komision i caktuar aty që është i parapamë me udhëzime administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Aty shkojmë dhe raportojmë, por jo para kuvendit komunal”, thotë ai për KosovaPress.

Ai thotë se ftesa të tilla kanë marrë edhe më parë.

“Ne kemi pasur raste kur kemi një raportim vjetor, mirëpo ai raportim vjetor mund të mbahet në vendin ku mbahet seanca e kuvendit komunal, sepse është vendi më i mirë dhe më i hapur për njerëzit dhe mund të marrin pjesë të gjithë. Ne e ftojmë raportimin, ne e bëjmë raportimin, por nuk kemi obligim me shku edhe me raportu para kuvendit komunal. Kemi pasur ftesa nga Leposaviqi fillimisht, nga Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut, por ne nuk do të raportojmë me kërkesë të Kuvendit Komunal. Çdo herë kur kryetarët e komunave na thërrasin, komandantët e stacioneve shkojnë dhe flasin me ta tek KKSB-ja, ku e kemi obligim me raportu,” thotë Elshani.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut i ka bërë ftesë komandantit të stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, që të raportojë për situatën e sigurisë në këtë komunë, në mbledhjen e katërt të rregullt të mbajtur, më 27 mars 2026.

Megjithatë, mosprezenca e tij në këtë seancë ka nxitur debat të ashpër mes përfaqësuesve politikë lokalë, të cilët kanë shprehur qëndrime të kundërta për obligimet ligjore dhe bashkëpunimin institucional.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa: Rikthimi i Osmanit në LDK mund të ndikojë në elektoratin e VV-së

Mustafa: Rikthimi i Osmanit në LDK mund të ndikojë në elektoratin e VV-së

Mustafa: Kurti votoi për Simiqin, por jo për Osmanin – mungoi vullneti politik

Mustafa: Kurti votoi për Simiqin, por jo për Osmanin – mungoi vullneti politik

Kurti kërkon thellim të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë

Kurti kërkon thellim të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë

Therret me thikë një person në Prishtinë

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, Policia jep detaje

“Info Nata”- 11.05.2026

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Abdixhiku e Osmani bashkë në Obiliq: Nisin takimet me qytetarët

Abdixhiku e Osmani bashkë në Obiliq: Nisin takimet me qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën