Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar lindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në 28 Nëntor.
Përmes një postimi, Rama ka theksuar se kjo datë ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët, pasi krahas festës së Pavarësisë së Shqipërisë, shënon edhe ditëlindjen e një prej figurave më të njohura të luftës për çlirimin e Kosovës.
“Në këtë ditë të bekuar për shqiptarët, ashtu si prej shumë vitesh kujtojmë me respekt edhe lindjen e ADEM JASHARIT, Komandantit Legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Rama.







