TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shllaku: Qeveria mos të vonohet me një studim fizibiliteti për rikthimin e prodhimit të gazit në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shllaku: Qeveria mos të vonohet me një studim fizibiliteti për rikthimin e prodhimit të gazit në Kosovë

E gjitha kjo në lidhje me çështjen e gazit në vend, në kontekst të orientimeve strategjike në sektorin e energjisë.

Alban Hashani, drejtor ekzekutiv në këtë institut, hapi debatin.

Ky u shpreh se në rrethanat kur sistemit energjetik të Kosovës i nevojitet fleksibilitetit më i madh, diskutimet lidhur me zhvillimin e rrjetit të gazit si dhe mundësisë së prodhimit të gazit nga linjiti, nuk kanë marrë vëmendjen meritore.

“Në draft-strategjinë e energjisë theksohet se opsionet për ndërtimin e një sistemi me bazë gazi natyror në Kosovë janë duke u analizuar në Master Planin e Gazit dhe në studimin e fizibilitetit për tubacionin e interkoneksionit të gazit në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, pa u dhënë detaje më të hollësishme. Për më tepër, në draft strategji nuk diskutohet fare mundësia e prodhimit të gazit nga linjiti në Kosovë”, tha Hashani.

Tutje, sipas Luan Shllakut, drejtor ekzekutiv i “KFOS”, qeveria e ka të qartë se edhe rajoni po përballet me krizë energjetike,

Por Shllaku theksoi se ekzekutivi duhet ta marrë seriozisht furnizimin me gaz.

“Ky tranzicion është deri në vitin 2050. Qeveria e ka të qartë se kemi krizë në rajon. Kosova e ka pasur strategjinë, por që duhet me shkuar tutje dhe mu furnizuar me gaz. Kosova përveç legjislacionit ka hyrë në obligime rajonale për të qenë një nga vendet që bëhet pjesë e gazit”, tha Shllaku.

E Geri Selenica, drejtor ekzekutiv nga Qendra Shqiptare e Studimeve Strategjike, tha se Kosova është e treta sa i përket ndotjes nga qymyri pas Polonisë dhe Gjemanisë.
“Vendet më të ndotura prej qymyrit janë Gjermania dhe Polonia dhe i treti Kosova. Amerika nuk ka gaz, për Kosovën dhe as Shqipërinë”, tha ai
Kurse Sabit Restelica, konsulent për Çështje Mjedisore, tha se cilësia e linjitit është shumë e ulët, duke shtuar se me anë të teknologjisë mund të ketë avancime.
“Cilësia e linjitit është shumë e ulët dhe përbërja e hirit nuk janë të favorshme në prodhimin energjetik. Teknologjia kanë avancuar shumë. Hulumtimet për teknologji të reja kanë arritur rezultate të mira. Kosova do të duhej të ketë 5 milionë tonelata. Na duhet energjia elektrike. Linjitin duhet ta zhvillojmë me teknologjinë në të avancuar”, tha ai.

Instituti për hulumtime zhvillimore “Riinvest” në bashkëpunim me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur kanë lansuar platformën Green Action Space e cila përmban aktivitete kërkimore, arsimore dhe avokuse për të kontribuar në ndërtimin e kapaciteteve tek akterët e ndryshëm dhe për avancimin e politikave që ndërlidhen me Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Kronika e realizuar nga Lendrina Kodrolli

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Thaçi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Në rasti dënimi, çfarë kërkon mbrojtja e Thaçit nga trupi gjykues?

Tahiri-Beqa: Takimet e Kurtit me opozitën, më shumë për imazh sesa për zgjidhje konkrete

Tahiri-Beqa: Takimet e Kurtit me opozitën, më shumë për imazh sesa për zgjidhje konkrete

S’ka marrëveshje Kurti-Abdixhiku, PDK me kërkesë për Kurtin

S’ka marrëveshje Kurti-Abdixhiku, PDK me kërkesë për Kurtin

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

Trump pranon se SHBA armatosi protestuesit në Iran gjatë demonstratave antiqeveritare

Trump pranon se SHBA armatosi protestuesit në Iran gjatë demonstratave antiqeveritare

Trumpi vendos afat përfundimtar ndaj Teheranit, e quan propozimin iranian “jo të mjaftueshëm”

Trumpi vendos afat përfundimtar ndaj Teheranit, e quan propozimin iranian “jo të mjaftueshëm”

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën