TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, mes tyre 15 fëmijë

by teve1
1 vit ago
1
A A
Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, mes tyre 15 fëmijë

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është rritur në 51, përfshirë 15 fëmijë, raporton BBC.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të menjëhershme ndërsa lumi Guadalupe doli nga shtrati.

Zona më e prekur është qarku Kerr, ku kanë vdekur 43 persona dhe 27 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur.

Fëmijët ishin në një kamp të krishterë të vendosur përgjatë lumit Guadalupe.

Njerëz janë konfirmuar të vdekur edhe në pjesë të tjera të shtetit amerikan, duke përfshirë Qarkun Travis dhe Qarkun Tom Green.

Paralajmërime të shumta për përmbytje mbeten në fuqi ndërkohë që deri më tani janë shpëtuar rreth 850 persona.

Në një konferencë për shtyp pasditen e së shtunës, Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, u shpreh se kishte nënshkruar një deklaratë të zgjaste gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Presidenti, Donald Trump deklaroi se administrata po punon ngushtë me autoritetet lokale për t’iu përgjigjur emergjencës, ndërkohë që Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, tha se qeveria federale do të dërgonte Rojen Bregdetare për të ndihmuar në kërkimet e personave të zhdukur.

Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se Teksasi qendror mund të përballet me më shumë përmbytje këtë fundjavë.

Kampi i shkatërruar

Pjesa më e madhe e operacioneve të shpëtimit është përqendruar në një kamp veror të madh të krishterë vetëm për vajza të quajtur Camp Mystic, i vendosur përgjatë brigjeve të lumit Guadalupe.

Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, i tha programit Radio 4 PM të BBC-së se shumë nga 27 vajzat e zhdukura ishin nën moshën 12 vjeç.

Shumë prej tyre ishin në gjumë kur niveli i lumit u rrit më shumë se 8 metra në më pak se një orë në orët e para të së premtes.

Më shumë detaje rreth atyre që vdiqën kanë filluar të dalin në dritë – disa ishin vetëm tetë vjeç.

Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, shpjegoi se “brenda 45 minutash, lumi Guadalupe u rrit 8 metra dhe pati një përmbytje shkatërruese, e cila mori prona dhe për fat të keq edhe jetë njerëzore”.

Dhjetëra kampistë që po kalonin pushimet gjatë fundjavës së 4 korrikut rezultojnë gjithashtu të zhdukur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Von der Leyen paralajmëron rishpërndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes

Von der Leyen paralajmëron rishpërndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes

Parlamenti Evropian miraton buxhetin e BE-së për vitin 2027

Parlamenti Evropian miraton buxhetin e BE-së për vitin 2027

​Marta Kos nesër në Kuvendin e Shqipërisë, negociatat me BE-në në fokus të takimit me deputetët

​Marta Kos nesër në Kuvendin e Shqipërisë, negociatat me BE-në në fokus të takimit me deputetët

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar

Berisha: Marrëveshja VV-PDK për Ligjin e ri për Specialen krijon shpresë të rrejshme te qytetarët

Berisha: Marrëveshja VV-PDK për Ligjin e ri për Specialen krijon shpresë të rrejshme te qytetarët

Tirana më 27 nëntor mirëpret Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Tirana më 27 nëntor mirëpret Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

“Info Nata”- 25.11.2026

“Info Nata”- 25.11.2026

Roma stopon Parisin, i merr pikë

Roma stopon Parisin, i merr pikë

Muriqi siguron edhe një fitore për Fenerin në Champions

Muriqi siguron edhe një fitore për Fenerin në Champions

Çollaku: Qeveria Kurti nuk mund të fajësohet për krizën energjetike dhe çmimet e naftës

Çollaku: Qeveria Kurti nuk mund të fajësohet për krizën energjetike dhe çmimet e naftës

Bayerni mposhtet nga Lille

Bayerni mposhtet nga Lille

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën