TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shkolla e futbollit “Zidane” kthehet me trofe nga Baseli

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Shkolla e futbollit “Zidane” kthehet me trofe nga Baseli

Gjenerata U9 e shkollës së futbollit “Zidane” që drejtohet nga ish-futbollisti i mirënjohur Muhamet Dragusha ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në daljen e parë në arenën ndërkombëtare.

Vikendin e shkuar, ekipi U9 i SHF “Zidane” mori pjesë në një turne të ogarnizuar në Basel të Zvicrës, në të cilin edhe doli i pari.

Pjesëmarrjen e SHF “Zidane” e mundësoi klubi shqiptar i futboll Dardania me seli në Basel.

FC Dardania që udhëhiqet me sukses nga Tahir Çitaku (president), Xheladin Shala (zv.president) dhe drejtori sportiv Besim Bublica, i ka bërë ftesë SHF “Zidane” për pjesëmarrje në këtë turne që u zhvillua të shtunën dhe dielën e shkuar në Basel.

Në fund të këtij turneu dy ditorë, futbollist e rinj të SHF “Zidane” e ngritën trofeun e më të mirit pasi përfunduan të parët pas paraqitjeve të mira që i treguan.

Ata lanë përshtypje të mirë me atë që treguan në fushë, pasi arritën të mposhtin disa prej gjeneratave U9 të skuadrave të njohura zvicerane dhe bënë edhe shikuesit për vete.

Suksesi në Basel për talentet premtues, erdhi pasi dolën të parët në një turne tjetër të mbajtur në Durrës.

Futbollistët e rinj që sollën në Prishtinë trofeun nga Baseli dhe përfaqësuan SHF “Zidane” në mënyrën më të mirë të mundshme, ishin: Reis Shala, Diell Shatrolli, Art Rrahmani, Lekë Krasniqi, Mal Tmava, Kaon Dibrani, Ari Celina, Nil Dedinca, Aron Sheholli dhe Art Kelmendi.

Të gjithë pjesëmarrësit nga SHF “Zidane” që ishin të pranishëm në Basel, kanë falënderuar organizatorët e turneut për ftesën, pritjen e ngrohtë, kujdesin dhe përkushtimin që e treguan gjatë kohës sa ishin në Basel.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Ademi: Medalja e shtetit, krenaria më e madhe për Kombëtaren

Ademi: Medalja e shtetit, krenaria më e madhe për Kombëtaren

Ramadani beson në mbijetesën e Lecces

Torino interesohet për Ramadanin

FFK ndan pamje nga ceremonia ku lojtarët u dekoruan nga Presidenca

FFK ndan pamje nga ceremonia ku lojtarët u dekoruan nga Presidenca

Murati tregon kur dalin pagat e 13-ta për lehonat

Murati tregon kur dalin pagat e 13-ta për lehonat

Komisioni për Buxhet mbështet tri marrëveshje për kredi

Komisioni për Buxhet mbështet tri marrëveshje për kredi

Goditi me veturë këmbësoren në Pejë, arrestohet një zyrtar policor

Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për përfshirje në një rrahje në Prishtinë

Përfshihet nga zjarri një veturë me targa të huaja në veri të Mitrovicës

Përfshihet nga zjarri një veturë në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Pesë burra rrihen mes vete për pronë në Fushë Kosovë

Dyshohet se sulmoi një 11-vjeçar në oborrin e shkollës, arrestohet i dyshuari në Deçan

Osmani viziton Lybeniqin në 27-vjetorin e masakrës, familjarët kërkojnë unitet politik

Osmani viziton Lybeniqin në 27-vjetorin e masakrës, familjarët kërkojnë unitet politik

14 persona të plagosur pas një sulmi me raketa drejt Izraelit

14 persona të plagosur pas një sulmi me raketa drejt Izraelit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën