TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shkatërrohet grupi kriminal për trafikim me armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohen 20 persona

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Shkatërrohet grupi kriminal për trafikim me armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohen 20 persona

Një grup kriminal i trafikut të armëve që ishte aktiv në Kosovë e Shqipëri është shkatërruar pas nëntë muaj hetime nga Prokuroria Speciale e Kosovës me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë prezantuar armatimet që janë konfiskuar gjatë një operacioni të përbashkët ndaj një grupi kriminal që trafikonte armë.

Nga Kosova ishin destinuar për në shtetin e Shqipërisë.

Këto armë synohej që të kaloheshin përmes kufirit në Vërmicë nëpër rrugë ilegale.

Por pas nëntë muajsh hetime, Policia e Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërisë arritën ta shkatërrojnë grupin kriminal që trafikonte armë.

Major Blerim Rama tregoi se në operacionin e 10 dhjetorit u arrestuan tetë persona në Kosovë, dy prej tyre shtetas të Shqipërisë.

“U kryen nëntë kontrolle, bastisje të ndryshme në lokacione të ndryshme në Prishtinë ,Ferizaj dhe Skënderaj. Gjatë këtyre kontrolleve u sekuestruan prova materiale: 32 armë, pistoleta kryesisht të modelit ‘Zoraki’, pesë armë të gjata, 2 mijë e 629 municionë, 6 copë pjesë të ndryshme të armëve, pesë karikatorë, 2 mijë e 675 euro, dy automjete dhe telefon”, ka thënë drejtori i operativës në policinë kufitare.

Derisa për rrjedhën e operacionit “Çmontimi” në Shqipëri, tregon Drejtori i Policisë, vendore në Tiranë, ku thotë se janë ndaluar dhjetë persona.

“Në total gjatë hetimeve janë sekuestruar 64 armë zjarri dhe municioni luftarak ku 23 janë sekuestruar nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë,dhe 41 armë janë kapur në Kosovë. Janë ndaluar gjithsejt 10 shtetas, gjashtë prej të cilëve në 11.12.2024 u është ekzekutuar masa e ndalimit me urdhër të Prokurorit, konkretisht shtetasit E.M 20 vjeç i arrestuar disa ditë më parë me një kilogramë kokainë i cili rezultoi gjithashtu i implikuar në trafikimin e armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri”, ka thënë drejtori i policisë vendore në Tiranë, Erton Alushi.

Për këtë operacion, njoftoi edhe Prokuroria Speciale e Kosovës ku tregoi se për çfarë janë hetuar të arrestuarit.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në prill të këtij viti, kishte pranuar informacione lidhur me dyshimet se disa persona shtetas të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, janë duke u marrë me import, eksport, furnizim, transportim, ndërmjetësim dhe shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse. Pas pranimit të këtyre informacioneve PSRK kishte autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim mbledhjen e provave.”

Numri i të dyshuarve që janë pjesë e këtij grupi është 20, ku 10 janë ndaluar nga Policia e Shqipërisë, kurse nga Policia e Kosovës 10 janë arrestuar, e katër të tjerë janë duke u hetuar.

Institucionet nga dy vendet kishin formuar një grup punues të përbashkët në hetimin e këtij grupi, derisa është mbështetur edhe nga EUROPOL-i.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

Osmani reagon pas sulmit në Kanada: Askush nuk duhet ta përjetojë një tragjedi të tillë

Britania e Madhe dyfishon praninë ushtarake në Norvegji për t’iu kundërvënë rrezikut rus në Arktik

Britania e Madhe dyfishon praninë ushtarake në Norvegji për t’iu kundërvënë rrezikut rus në Arktik

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Sirena angleze për Muçin

Hajdari, shtylla e Hoffenheimit në mbrojtje

Hajdari, shtylla e Hoffenheimit në mbrojtje

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Katër persona të vrarë nga sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë

Katër persona të vrarë nga sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë

Valon Berisha transferohet te Zurichu

Valon Berisha transferohet te Zurichu

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën