Katër persona kanë lajmëruar dje në stacion policor në Prizren se janë kërcënuar me armë zjarri nga xhaxhai i tyre.
Sipas Policisë, viktimat kanë njoftuar se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që kanë me të dyshuarin rreth një konteksti pronësor, përcjell teve1.info
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.