TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Shitja e qeseve plastike, zhvat konsumatorin”

nga Albiona Hajdari
2 vjet më parë
0
A A
“Shitja e qeseve plastike, zhvat konsumatorin”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe me ambasadorin gjerman Matias Kondrad gjatë së hënës vizituan dyqanet në Prishtinë. Qëllim kishin thirrjen për të ndaluar blerjen e qeseve të plastikës. E çmimi i tyre prej pesë cent, nga ekspertët e çështjes po konsiderohet zhvatje për konsumatorët.

U nisën nga qeveria për të vizituar marketet.

E qëllim të përbashkët, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kishin apelin ndaj qytetarëve për të mos blerë qese të plastikës.

Nga këtu, i pari i ekzekutivit foli për udhëzimin e ri administrativ, në bazë të së cilit çmimi i një qeseje plastike kushton pesë cent.

E prej tyre, nga xhepi i konsumatorit – dy cent i dedikohen buxhetit të shtetit.

“Prej 25 deri 50 mikron qeset e plastikes nuk do të kenë logo, do të kushtojnë pesë cent, 2 cent shkojnë në buxhet të shtetit, përjashtim bëjnë këto qeset prej 0 deri 25 mikron, sepse nuk kanë as vjegëza as doreza dhe përdoren për fruta e perime, dhe për gjerat higjienike, ndërkaq logot përdorën vetëm për ato të cilat janë mbi 50 mikron”, tha Kurti.

Mirëpo me vendosjen e çmimit për qeset e plastikes, nuk po pajtohen qytetarët.

“Shtrenjtë vallahi, 5 cent shtrenjtë është, dihen kushtet këtu, dihet rroga çfarë rroga ka, rroga është e vogël, e qesja shumë shtrenjtë është”, tha qytetari, Fitim Halimi.

Ka të tjerë që çmimin 5 centë nuk po e shohin të shtrenjt.

“Nuk është edhe aq i lartë çmimi i tyre kundrejt këtyre produkteve tjera, për pesë cent nuk është shtrenjtë”, u shpreh qytetari Milaim Krasniqi.

Ndërsa nga mërgimtarët po mirëpritet ky vendim.

“Jo nuk janë shtrenjtë dhe është ide e mirë për me rujtë ambientin”, u shpreh qytetari Lulëzimi.

Megjithatë ky udhëzim administrativ sipas Shoqatës ‘’Konsumatori’’ sjell zhvatjen e konsumatorëve.

“Që nga fillimi, udhëzimi administrativ është në kundërshtim me kauzën e konsumatorit, me të drejtat, obligimet, interesat dhe identitetin e tij. Sepse qytetari si konsumator nuk është marrë parasysh, nuk ka marrë pjesë në debat, diskutim as në hartim. Dhe së këndejmi bie që ky dokument sjell vendim zhvatës për konsumatorin”, deklaroi kryetari i Shoqatës Konsumatori, Selatin Kaçaniku.

Ndërsa vazhdimi i shitjes së qeseve me logo nga ana e bizneseve, po kritkohet nga ekonomistët.

“Abuzuesit të cilët veprojnë në këtë rast, i bëjnë marketing biznesit të vet në mënyrë të pandërgjegjshme, duhet të veprojë shteti në këtë rast, duhet t’i ndëshkojë ata”, tha ekonomisti, Jakup Bellaqa.

Tëvë ka drejtuar pyetje ndaj Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë lidhur me inspektimet e kryera në dyqane lidhur me keqpërdorimet e këtyre të fundit për përdorimin e qeseve të plastikës me logo, mirëpo nga ky institucion gjatë së hënës nuk është kthyer përgjigje.

Udhëzimi administrativ për shitjen e qeseve plastike ka hyrë në fuqi tash e një muaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Babai sulmon policët gjatë arrestimit të djalit për narkotikë, dërgohet në mbajtje

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes një fëmijë 9 muajsh në QKUK, policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Real Madridi ia cakton çmimin Vini Jr, 150 milionë euro për ekipet e interesuara

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X