Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Portugalisë, António José Martins Seguro, me rastin e marrjes së detyrës.
Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti portugez, në emër të popullit të Portugalisë dhe në emrin e tij personal, i ka përcjellë Presidentes Shiroka-Pula urimet më të përzemërta, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e mandatit të saj.
Në letrën e urimit, Seguro ka shprehur gjithashtu dëshirën që gjatë mandatit të ri të Presidentes kosovare të vazhdojë forcimi i marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë./teve1.info/








