TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shfuqizohet vendimi i MD-së për shkarkimin e zyrtarit të lartë për rastin Dehari

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shfuqizohet vendimi i MD-së për shkarkimin e zyrtarit të lartë për rastin Dehari

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHCK) e ka aprovuar ankesën e ish-Kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, kundër vendimit të ministres Albulena Haxhiu për shkarkimin e tij nga detyra.

KPMSHCK-ja e ka vlerësuar të paligjshëm e shkarkimit të Topallit, në një vendim të nxjerrë më 29 maj.

Vendimi i MD-së është cilësuar i pabazë dhe arbitrar. Lajmin për shfuqizimin e vendimit të Ministrisë së Drejtësisë në rastin Topalli, e ka bërë të ditur sot avokati Faton Fetahu, përfaqësues i ish-Kryeinspektorit të MD-së.

“Kam kënaqësinë që në cilësi të Përfaqësuesit të Autorizuar të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Shërbimit Korrektues të Kosovës z. Ylber Topalli dhe Zyrtarit Korrktues – ish Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren z. Destan Zogaj, t’ju njoftoj se pranova dy vendime të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, përmes të cilëve, përfundimisht konfirmohet paligjshmëria e vënies para përgjegjësisë disiplinore të tyre e cila rezultoi me shkarkimin arbitrar dhe të paligjshëm nga ana e Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë Fetahu.

“Këto dy beteja ligjore që zgjatën rreth dhjetë muaj, nuk do t’i konsideroja vetëm fitore të palëve që unë përfaqësova, por edhe fitore të së vërtetës përballë mashtrimit, i cili u përpoq t’i servohej edhe qytetarëve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë”, tha avokati.

Ylber Topalli ishte shkarkuar nga detyra në bazë të gjetjeve të një raporti të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë.

Procedura disiplinore ndaj Topallit është iniciuar mbi pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e ngjarjes së Astrit Dehari, i cili kishte ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016.

ShareTweet

Postime të ngjashme

VV-ja thërret konferencë për media

VV-ja nis trajtimin e rastit ku ish-kandidati për asamblist u kap me drogë

Sopjani: Albin Kurti dhe VV nuk frikësohen nga zgjedhjet e reja

Sopjani: Albin Kurti dhe VV nuk frikësohen nga zgjedhjet e reja

Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është i plotë, VV nuk do të japë votë për Listën Serbe

Koalicioni qeverisës nuk do ketë asnjë bashkëpunim me Listën Serbe, thotë Kusari-Lila

Kusari-Lila premton luftë ndaj inflacionit dhe abuzimit me çmime

Emisioni “Ditari” 20.02.2026

Emisioni “Ditari” 20.02.2026

Konjufca pret në takim të ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së

Konjufca pret në takim të ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së

Bvlgari emëron Dua Lipën si ambasadoren e re të markës!

Bvlgari emëron Dua Lipën si ambasadoren e re të markës!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën