TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shërbimi Korrektues i Kosovës renditet ndër pesë më të mirët në Evropë

by teve1
3 javë ago
1
A A
Shërbimi Korrektues i Kosovës renditet ndër pesë më të mirët në Evropë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar një sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, duke u renditur në mesin e pesë iniciativave më të mira në çmimin prestigjioz EuroPris Prison Award me projektin “Art from Prison: Transforming Incarceration into Opportunity”.

Sipas SHKK-së, vlerësimi u bë gjatë ceremonisë së mbajtur në Maltë, në kuadër të Mbledhjes së 15-të të Përgjithshme Vjetore të EuroPris, ku projekti nga Kosova u përzgjodh ndër pesë finalistët më të mirë në Evropë.

Krahas Kosovës, në mesin e vendeve të vlerësuara më së larti u renditën edhe Franca, Spanja, Portugalia dhe Greqia, duke e vendosur sistemin korrektues të Kosovës përkrah modeleve më të avancuara evropiane në fushën e rehabilitimit dhe risocializimit.

Projekti “Art from Prison: Transforming Incarceration into Opportunity”, i realizuar nga Qendra Korrektuese për Femra në Lipjan në bashkëpunim me OJQ MONUMENTA, u vlerësua për qasjen inovative në fuqizimin e grave të dënuara përmes artit, zhvillimit të aftësive kreative dhe krijimit të mundësive të reja për integrim në shoqëri.

Sipas panelit vlerësues të EuroPris, iniciativa u dallua për cilësinë, ndikimin dhe qasjen bashkëkohore në procesin rehabilitues.

Kontribut të rëndësishëm në realizimin e projektit ka dhënë edhe OJQ MONUMENTA përmes mbështetjes profesionale dhe organizimit të aktiviteteve artistike.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, falënderoi stafin korrektues, menaxhmentin e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan dhe partnerët e projektit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre.

Ai vlerësoi se ky sukses është rezultat i punës së përbashkët dhe dëshmi e avancimit të programeve rehabilituese dhe risocializuese në sistemin korrektues të Kosovës.

Dibrani falënderoi gjithashtu EuroPris për vlerësimin, duke theksuar se renditja në mesin e pesë më të mirëve përbën një motiv shtesë për forcimin e programeve ekzistuese dhe ngritjen e mëtejshme të standardeve profesionale.

“Ky vlerësim ndërkombëtar konfirmon edhe një herë se Shërbimi Korrektues i Kosovës po vazhdon të shënojë suksese të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, duke promovuar praktika moderne dhe qasje efektive në rehabilitim dhe risocializim”, theksohet në fund të njoftimit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kearns: Serbia ka armatosur grupin e sulmit në Banjskë, demokracia po kërcënohet

Kearns: Serbia ka armatosur grupin e sulmit në Banjskë, demokracia po kërcënohet

Vdekja e kadetit policor në aksident, Apeli ua vërteton dënimin dy të akuzuarve

Vdekja e kadetit policor në aksident, Apeli ua vërteton dënimin dy të akuzuarve

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami: LDK ka nevojë për reflektim të thellë dhe zgjedhje të brendshme

Shpërthejnë pakënaqësitë në LDK – A po jep dorëheqje Abdixhiku?/ Rusia “kërcënon” Evropën! | MESDITË

Modriq arrin shifrën e 200 ndeshjeve ndërkombëtare

Modriq arrin shifrën e 200 ndeshjeve ndërkombëtare

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami: LDK ka nevojë për reflektim të thellë dhe zgjedhje të brendshme

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e Kartonit të Gjelbër për mërgatën gjatë verës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën