TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Shënohet Dita e Çlirimit të Obiliqit, Gashi: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
​Shënohet Dita e Çlirimit të Obiliqit, Gashi: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Në shtëpinë e kulturës “Xhavit Haziri”, në Obiliq është mbajtur manifestim kulturor, për të shënuar 26-vjetorin e Ditës së Çlirimit të kësaj komune.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi tha se kjo ditë simbolizon përpjekjet e vazhdueshme të popullit për liri, drejtësi dhe dinjitet.

“Nga qëndresat e para, e deri te vitet vendimtare të lavdisë kombëtare nga viti 1998 dhe 1999 kur populli shqiptar u ngrit si një trup i vetëm, nën flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të fituar lirinë dhe për t’i dhënë fund robërisë. Në këtë ditë të shenjtë, ne përulemi me respekt para sakrificës së madhe të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. Nderojmë veprimtarët, idealistët, të rinjtë, studentët e të gjitha kohërave ata që jetën e tyre ia kushtuan atdheut. Nderojmë presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, figurë e unitetit dhe vizionit për shtetin tonë. Nderojmë komandantin legjendar, Adem Jashari dhe familjen e tij heroike – simbolin më të lartë të sakrificës për lirinë e Kosovës”, deklaroi ai.

Ai ka nderuar familjet heroike të dëshmorëve dhe invalidët e luftës.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër. Këtë e dëshmoi edhe përkrahja e madhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe të gjithë aleatët tanë besnikë. Sot, në 26-vjetorin e çlirimit, kemi arsye për të qenë krenarë. Sepse së bashku kemi punuar për zhvillimin e qytetit tonë. Obiliqi sot ka hapësira të përshtatshme për të rinjtë, ka arsim më cilësor, më shumë aktivitete kulturore dhe sportive, shërbime më të mira shëndetësore dhe infrastrukturë moderne. Obiliqi është qytet i sportit, i kampionëve dhe i së ardhmes”, shtoi ai.

Para të pranishmëve, Gashi tha se dëshmorët kanë lënë amanet për punë të përbashkët.

“Dëshmorët që sot i kujtojmë, na e kanë lënë një amanet të shenjtë “Të mbajmë gjallë kujtimin për ta dhe të punojmë të bashkuar për të ardhmen e vendit tonë. Le të frymëzohemi nga heroizmi i tyre. Le të punojmë çdo ditë për ta bërë Kosovën tonë, më të zhvilluar”, përfundoi ai.

Për shënimin e 26-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Obiliqit, është mbajtur edhe mbledhje solemne e Kuvendit Komunal dhe homazhe pranë pllakës përkujtimore të dëshmorëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

​Osmani: Çmontuam 900 banda kriminale

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

“Era është katastrofë” – ankohen prishtinasit për gjendjen e nënkalimeve

“Era është katastrofë” – ankohen prishtinasit për gjendjen e nënkalimeve

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

​Osmani: Çmontuam 900 banda kriminale

FBK dhe FIBA vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët drejt Strategjisë 2026-2030

Prishtina mposht Vëllaznimin

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

Sylvinho flet për ndeshjen me Serbinë, lëndimet dhe mungesat në kombëtare

Sylvinho i kënaqur me lojën ndaj Anglisë

FFK me video motivuese para duelit me Suedinë

“Play-off”, nuk ka përballje Kosovë – Shqipëri

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

“Era është katastrofë” – ankohen prishtinasit për gjendjen e nënkalimeve

“Era është katastrofë” – ankohen prishtinasit për gjendjen e nënkalimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën