TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh

nga tëvë1
30 Mars, 2023
0
A A
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh

Urisë nuk i shpëton dot, pavarësisht vetëkontrollit apo regjimeve strikte.

Kthetrat e saj janë më të forta, sidomos gjatë orëve të natës.

Ushqyerja në orët e vona sipas ekspertëve është një nga faktorët që nxit edhe shtimin në peshë.

Arsyet përse uria bëhet më e fortë gjatë natës janë të ndryshme.

Nivelet e sheqerit në gjak

Ekspertët shpjegojnë se luhatja e menjëhershme e niveleve të sheqerit në gjak është e dëmshme.

Ato duhet të jenë të qëndrueshme sa më gjatë që të jetë e mundur. Luhatja e niveleve të sheqerit në gjak nxitet më së shumti nga konsumi i karbohidrateve të thjeshta siç është mielli i bardhë dhe sheqeri.

Në reagim të tyre, trupi prodhon insulinë të shpejtë që të përpunojë sheqerin.Kur niveli i glukozës në gjak është i ulët, njeriu ndihet i acaruar dhe në ankth.

Rrahjet e zemrës janë të çrregullta dhe uria është e madhe. Nivelet e ulëta të glukozës gjatë natës mund të ndikohen edhe nga aktiviteti i tepruar fizik gjatë ditës.

Ushqyerja e çrregullt

Nëse i përmbaheni orareve të rregullta të ngrënies gjatë ditës, do të jeni më pak të uritur gjatë natës.Ekspertët këshillojnë që ta nisni ditën me një mëngjes të bollshëm, fruta në mes vakteve, dhe në darkë të konsumoni një vakt modest. Dy orë përpara gjumit mund të konsumoni disa feta molle ose karrote. Kësisoj nuk do të zgjoheni gjatë natës të uritur.

Kequshqyerja

Ushqyerja e keqe është shkaktar i urisë në orët e vona.Nëse gjatë ditës nuk konsumoni fibër, proteinë apo yndyrna të shëndetshme, niveli i sheqerit në gjak do të bjerë dhe gjatë natës do të jeni të uritur.

Luhatjet e humorit

Uria dhe ndjesia e ngopjes rregullohen falë disa hormoneve të ndryshme, ekuilibrat e të cilave prishen si pasojë e disa problemeve psikologjike.Këto probleme më pas nxisin nevojën e paarsyeshme për sheqer, yndyrna dhe kripë. Këtu përfshihet: stresi, mungesa e gjumit e të tjerë. Uria e tepruar mund të shkaktohet edhe nga ankthi, depresioni apo frustrimi.

Sindroma e ushqyerjes gjatë natës

Kjo sindromë ka të bëjë me nivelet e ulëta të urisë gjatë mëngjesit dhe tepër të larta në mbrëmje.Ajo shoqërohet edhe me vështirësi në fjetje sepse ushqyerja e rëndë gjatë natës prish gjumin.
Ky problem më pas pason tek mbipesha dhe simptomat bëhen më të ashpra.Nëse ju merr shpesh uria gjatë natës, duhet patjetër të ndryshoni regjimin e ushqimit gjatë ditës, pasi dëmtoni shëndetin tuaj./AgroWeb.org/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Testet e gjakut mund të zbulojnë kancerin në fazë të hershme

Testet e gjakut mund të zbulojnë kancerin në fazë të hershme

Të qeshurit ul tensionin e gjakut dhe përmirëson imunitetin

Të qeshurit ul tensionin e gjakut dhe përmirëson imunitetin

​Dita Botërore e Lupus

​Dita Botërore e Lupus

Ujin kurrë mos e vloni disa herë: Është më rrezik se sa mendoni!

Ujin kurrë mos e vloni disa herë: Është më rrezik se sa mendoni!

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.05.2025

“Matrix” 12.05.2025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X