Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka kërkuar pezullimin e inspektorëve të përfshirë në rastin e shembjes në rrugën “Don Shtjefen Kurti”, vazhdimësi e rrugës “Malush Kosova”.
Ai poashtu i ka bërë thirrje Prokurorisë të nis hetimet duke i ofruar bashkëpunim në zbardhjen e rastit.
“Kërkoj nga Prokuroria që të nisë menjëherë procedurat hetimore! Ofroj bashkëpunim të plotë institucional dhe qasje në çdo informacion që është i nevojshëm për zbardhjen e rastit.Nga Drejtoria e Inspeksionit kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inspektorëve të përfshirë dhe ndalimin e çdo përfshirjeje të tyre në këtë rast deri në përfundim të hetimeve!Gjithashtu kam kërkuar fillimin e një hetimi të brendshëm për të verifikuar raportet e inspektimit, frekuencën e kontrolleve në terren dhe për të identifikuar çdo lëshim, neglizhencë apo shkelje të mundshme të detyrës”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se nëse konstatohen shkelje, do të ketë masa të menjëhershme nga largim nga puna deri në ndjekje penale./teve1.info/







