TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shefja e UNMIK-ut përkujton Bajram Qerkinin – flet nipi i tij

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka përkujtuar kryetarin e Shoqatës së Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini. Ky përkujtim ka gëzuar familjen e të ndjerit.

by Rinesa Osmanaj
10 muaj ago
2
A A
Shefja e UNMIK-ut përkujton Bajram Qerkinin – flet nipi i tij

Bajram Qerkini, derisa mbylli sytë shkurtin e sivjetmë kërkoi gjurmët e djalit të tij të zhdukur, Reshatit.

Por, Bajrami u bë zëri i gjithë familjarëve që i patën të dashurit e tyre të pagjetur.

Ai ishte kryetar i Shoqatës së Personave të Pagjetur.

E zyra e saj nuk duhej mbyllur pa përfunduar misioni. Këtë ishte siguruar ta shkruajë në një letër.

“Ka thënë që mos ndaloni asnjëherë duke i kërku familjarët tanë se asnjëherë nuk e ka potencu axhën tonë por kishte lënë një letër në zyrën e tij në Mitrovicë ku sekretareshës së tij Gjylës iu është referu duke i thënë “Mos e mbyllë zyrën deri sa të gjendet Reshati” për axhën tim… Këshilla e gjyshit është që të punojmë për vendin tonë dhe ta duam sa më shumë”, ka deklaruar nipi i Qerkinit, Aidi.

Angazhimi i Bajram Cerkinit në kauzën për të pagjeturit u përmend edhe në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ishte vet shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh që përkujtoi të ndjerin.

Ajo tha që trashëgimia e ish kryetarit të Shoqatës së Personave të Pagjetur vazhdon të udhëheqë rrugën në këtë drejtim.

“Në këtë kontekst dua të përkujtoj vdekjen e Bajram Çerkinit, babain e një djali të zhdukur me forcë që i ka kushtuar me dekada jete avokimit për të drejtën për të ditur, përpjekjet e të cilit kanë prekur shumë komunitete e etni. Ka qenë mishërim i humanizmit i të gjithëve që janë prekur”, tha ajo.

E kjo i bëri të lumtur familjen e tij.

Nipi i të ndjerit, Aidi tregon edhe rastet kur gjyshit i janë ndarë mirënjohje për punën që ka bërë.

“Për neve si familje ka qenë një ndjesi shumë  e mirë sepse po e kuptojmë që nuk po harrohet i ndjeri edhe pse nga shefja nuk është harru asnjëherë për arsye se edhe në vitin 2023 ia ka ndarë një mirënjohje për shoqatën dhe për gjyshin e ndjerë tashmë ku ka treguar shumë mirënjohje për evokimin për të drejtën për të ditur për personat e pagjetur dhe çdoherë i është referuar si një person që nuk ka bërë dallime ndaj komuniteteve”, ka deklaruar ai.

Në mbledhjen e mbajtur të martën në New York, Ziadeh inkurajoi  të gjitha palët të punojnë për të zbardhur fatin e personave të pagjetur.

Bajram Qerkini kishte vdekur në shkurt të këtij viti.

Përreth 25 vjet, ai është përpjekur për të ditur fatin e djalit të tij dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Auto Draft

“Shtëpia e UÇK-së”, rrëfimi i Isak Qolli në shtëpinë e të cilit u formua një nga celulat e para

Auto Draft

30 ditë kufizime, mësueseje e cila po tenton të largoi nxënësit nga telefoni

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Auto Draft

“Shtëpia e UÇK-së”, rrëfimi i Isak Qolli në shtëpinë e të cilit u formua një nga celulat e para

Auto Draft

30 ditë kufizime, mësueseje e cila po tenton të largoi nxënësit nga telefoni

Rama thotë se të hënën kthehet në normalitet situata me menaxhimin e mbeturinave

Rama thotë se një “koalicion i gjerë” do të bëhet së shpejti në kryeqytet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën