TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shefi i Termokosit: Mëse 40 mijë konsumatorë të rinj do të marrin shërbime

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A

Më shumë se 40 mijë konsumatorë të rinj do të marrin shërbimet e ngrohtores së qytetit “Termokos”. Ndërkaq, lagja “Arbëria” dhe lagja mbrapa Hotel “Siriusit”, janë në fazën përfundimtare të kyçjes në këtë rrjet. Kështu ka thënë kryeshefi i ndërmarrjes, Fisnik Osmani.

Osmani ka folur për vazhdimin e disa projekteve të kësaj ndërmarrje si dhe zgjerimin e ngrohtores nëpër disa lagje të Prishtinës.

Punë të madhe Osmani ka thënë se po bëhet edhe në segmente të ndryshme të qytetit, e të cilat kanë qenë në plan të finalizimit.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe edhe pas përfundimit të sezonit që e lamë pas, duhet cekur që ka qenë njëri prej sezoneve më të mirë prej themelimit të Ngrohtores, natyrshëm dhe vetëdijshëm na pret një sezone e cila është jo më pak sfiduese se ajo që e lamë pas. Arsyeja është për shkak se kemi bërë zgjerim të ndjeshëm të rrjetit, në numra i bie që diku deri tash kemi arritur të kyçim 8000 njësi të banimit më shumë se që kanë qenë deri në këtë periudhë ndërsa si impakt tek qytetarët i bie diku 40 000 qytetarë më tepër do të marrin shërbimet e ‘Termokosit’ prej kësaj periudhe, pra prej 15 tetorit e tutje”, ka thënë Osmani.

Ai ka thënë se ngjashëm po punojnë edhe në qendrën e qytetit për sistemin e ngrohjes.

“Jemi duke e bërë përfundimin e zgjerimit të rrjetit nëpër disa lagje, siç e dini sezonin që shkoi pothuajse e funksionalizuam në tërësi pjesën e lagjes  ‘Muharrem Fejza’, tani po i kryejmë përgatitjet e fundit për lagjen ‘Arbëria’, po i kryejmë përgatitjet e fundit për lagjen mbrapa Hotel ‘Siriusit’, dhe natyrisht kemi shumë segmente të qytetit të cilat kanë qenë në plan dhe tani po i finalizojmë. Ta zëmë pjesa e Ulpianës pothuajse është përmbyllur e në të cilën na kanë mbetur dy ose tri objekte të cilat jo detyrimisht për fajin tonë janë pa ngrohje, për shkak se ne mund ta operacionalizojmë pjesën e rrjetit primar mirëpo janë edhe telashet që janë në rrjetin sekondar në pjesën e gabimit”, ka thënë tutje Osmani për EO.

Ai ka folur edhe për zgjerimin e rrjetit edhe nëpër lagje të ndryshme. Theks të veçantë ka përmendur qendrën, pasi objektet aty janë pa ngrohje.

“Pjesa kryesore e qendrës pothuajse po përmbyllet. Objektet mbrapa, te “Zahir Pajaziti” pothuajse janë në përmbyllje, ato të cilat janë përballë Grandit po ashtu, dhe përveç kësaj, përveç zgjerimit dhe rehabilitimit ne jemi duke ecur shumë mirë me planin aksionar që do të thotë parapërgatitje ku kemi pasur probleme zakonisht, të cilat po i sanojmë, i kemi identifikuar me kohë dhe jemi të bindur se sezoni i ardhshëm do të jetë me ofrim shumë të mirë me shërbime për qytetarët e Prishtinës”, u shpreh Osmani.

Kryeshefi i “Termokosit” ka folur edhe për projektin “Solar 4 Kosovo”, e cila do të sigurojë kapacitete shtesë termike, përmes shfrytëzimit të energjisë diellore.

Ai ka thënë se realizimi i këtij projekti do të mundësojë zgjerimin e rrjetit të ngrohjes edhe për një pjesë të lagjes “Arbëria” dhe “Tophane”.

“Tash, synimi i ngrohtores është që të kemi mbulueshmëri në të gjithë qytetin e Prishtinës. Kjo do kohë, i ka disa faza dhe i kërkon disa projekte. Ajo çka ngrohtorja po bënë aktualisht është se po e shtrin bazën e vetë të mundësisë për të marrë kapacitete të reja energjetike përmes dy projekteve të reja të cilat janë në ardhje. Natyrisht janë në faza të ndryshme. Projekti i parë ka të bëjë me projektin e solareve, pra është ‘Solar 4 Kosovo’, i cili do t’i japi ‘Termokosit’ edhe 50 Megawat e në të cilën përfshihet pikërisht lagjja të cilës ju po i referoheni, pra përfshihet lagjja e Tophanes dhe pjesa e dy Arbërive të cilat janë jashtë funksionimit momentalisht, pra pa mbulueshmëri të rrjetit”, u shpreh Osmani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje

Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje

BE ndryshon rregullat për suspendimin e vizave

BE ndryshon rregullat për suspendimin e vizave

Ajeti: Vizioni ynë për një Graçanicë të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë

Ajeti: Vizioni ynë për një Graçanicë të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohet një person në Vushtrri, i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Trupat izraelite hyjnë në Libanin Jugor, hedhin në erë një ndërtesë

Sulmi izraelit vret dy persona në Liban

Rusit të dyshuar për destabilizimin e Moldavisë i gjenden gjurmë digjitale në Serbi

Rusit të dyshuar për destabilizimin e Moldavisë i gjenden gjurmë digjitale në Serbi

Ajeti: Vizioni ynë për një Graçanicë të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë

Ajeti: Vizioni ynë për një Graçanicë të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohet një person në Vushtrri, i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Hoxha takon ministret nga Belgjika: Synohet marrëveshja kundër krimit të organizuar

Hoxha takon ministret nga Belgjika: Synohet marrëveshja kundër krimit të organizuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën