Boksieri Shefat Isufi ka fituar titullin “WBA Continental Europe” në kategorinë gjysmë të rëndë. Shefati në “Munchen BMW Park” mposhti boksierin armen Armenak Hovannisyan.
Shefat Isufi doli triumfues në meçin kundër armenit Armenak Havonnisyan, me vendim unanim të gjyqtarëve.
Isufi gjatë gjithë meçit ishte më kërkues se kundërshtari i tij, duke dominuar plotësisht në ring.
Kësisoj, eventi i madh i boksit ‘Profi Box Gala’ i organizuar nga Hazrolli Sport & Performance përfundoi me fitoren e boksierit shqiptar.