TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

ShBA krahë Kosovës kundrejt dezinformimit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksuan qëndrimin krahë Kosovës në luftën kundër dezinformimit. Kjo u bë në Konferencën e 7-të për Integritetin e Informacionit. Në kuadër të kësaj, Zyra e BE-së në Kosovë, potencoi rrezikun e demokracisë nga dezinformimet.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
ShBA krahë Kosovës kundrejt dezinformimit

Është mbajtur konferenca e 7-të për Integritetin e Informacionit “Disicon” në kryeqytet.

Folës në këtë organizim, ishin edhe përfaqësues të shteteve të huaja.

Ambasadori amerikan, Jeffry Hovenier, ka thënë se SHBA-ja qëndron përkrahë Kosovës në luftën kundër dezinformimit, duke mbështetur projekte që fokus kanë këtë çështje.

“Sapo kemi ndihmuar në themelimin e agjencisë së parë të Kosovës për siguri kibernetike. Kohëve të fundit kemi bërë dy marrëveshje bilaterale të mirëkuptimit mes nesh edhe qeverisë për të rritur bashkëpunimin ndërmjet qeverive për luftimin e manipulimit të informatave nga jashtë. Ky është një hap i rëndësishëm që të dalim nga analiza në veprime për adresimin e problemeve. Mbështetja jonë është pjesë e përpjekjeve më të gjera për të ndihmuar shoqëritë demokratike në Kosovë duke përmirësuar integritetin e informatës duke mbrojtur kundër sulmeve kibernetike”, tha Hovenier.

Mirëpo, Hovenier potencoi se Inteligjenca Artificiale mund të përdoret edhe për qëllime demokratike.

“Inteligjenca Artificiale mund të na mbështetës proceset demokratike duke na ndihmuar që të përmirësojmë procesin e regjistrimit të votuesve, Për të thjeshtësuar numrin e votimeve, për të zbuluar, luftuar dhe  keq informimin. Shpresoj që ju do të na mundësoni që t’i përdorim më mirë këto”, shtoi ai.

Kurse shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomasz Szunyog, theksoi rrezikun që i kanoset demokracisë nga shpërndarja e dezinformacioneve.

“Bota demokratike është në një rrezik që nuk e kemi parë ndonjëherë. Dezinformimi përbën një sfidë për përpjekjet në rrugën për demokraci në Ballkan, e sidomos në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndikimi tejkalon shtrirjen në shtetet veç e veç, duke rrezikuar sigurinë kolektive dhe në rendin ndërkombëtar. Dezinformacioni dobëson institucionet demokratike dhe zvogëlon besimin e qytetarëve në institucione, media dhe shtet“, tha Szunyog.

Ky organizim pati edhe panele të ndryshme që diskutuan në ndikimin e dezinformimit dhe inteligjencës artificial në vend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiq thotë se nuk flet as me ShBA-në për njohjen e Kosovës

Deputeti i LDK-së thotë se mund të ketë takim të dytë Kurti-Abdixhiku për presidentin

Deputeti i LDK-së thotë se mund të ketë takim të dytë Kurti-Abdixhiku për presidentin

Sadiku: LDK do të propozonte emër për president nëse ka marrëveshje

Sadiku: LDK do të propozonte emër për president nëse ka marrëveshje

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Përleshje fizike në Prishtinë, një person i lënduar

Peja bën edhe një përforcim tjetër

“InfoNata” 26.02.2026

“InfoNata” 26.02.2026

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Përleshje fizike në Prishtinë, një person i lënduar

Bërxulli: Vendi s’do të shkojë në zgjedhje për presidentin, Kurti bëhet i mirë për të arritur qëllimet

Bërxulli: Vendi s’do të shkojë në zgjedhje për presidentin, Kurti bëhet i mirë për të arritur qëllimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën