TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

SHBA kërkon mbështetjen e OKB-së për marrëveshjen e propozuar për armëpushimin në Gazë

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Ministria e Jashtme: Asnjë shtetas kosovar nuk ndodhet në Gazë

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se dëshirojnë që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të miratojë një rezolutë që mbështet propozimin e paraqitur nga presidenti Joe Biden për t’i dhënë fund luftimeve mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit në Rripin e Gazës.

Shtetet e Bashkuara shpërndanë për vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit një tekst paraprak, raporton Reuters.

Për miratimin e rezolutës duhen të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Kina apo Rusia.

Propozimi amerikan i bën thirrje Hamasit të pranojë marrëveshjen “plotësisht dhe të zbatojë parashikimet e saj pa vonesa dhe pa kushtëzime” të mëtejshme. Teksti gjithashtu “thekson rëndësinë e përmbajtjes ndaj këtyre kushteve të palëve pasi të jetë rënë dakord për marrëveshjen, me objektivin e arritjes së një pushimi të përhershëm të luftimeve”.

Ndërkaq më herët të hënën, ushtria izraelite konfirmoi vdekjen e katër pengjeve të tjera të rrëmbyera nga Hamasi, përfshirë të tre të moshuarve, që shiheshin në një video të grupit militant teksa luteshin për lirimin e tyre.

Tre të moshuarit u identifikuan si Amiram Cooper, Yoram Metzger dhe Haim Peri, të gjithë mbi 80 vjeç.

Pengu i katërt i konfirmuar i vdekur u identifikua si Nadav Popplewell. Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite Daniel Hagari, katër pengjet vdiqën bashkë në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës, ndërkohë që Izraeli po kryente operacione në atë zonë.

Shkaku i vdekjes së tyre ende nuk është bërë i ditur. Izraeli beson se nga 130 pengjet që mbahen nga Hamasi, 85 janë ende të gjallë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria po përballet me zjarre, 21 vatra aktive, një pjesë e tyre të qëllimshme

Shqipëria po përballet me zjarre, 21 vatra aktive, një pjesë e tyre të qëllimshme

Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani

Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani

Vdes në Shqipëri ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

Vdes në Shqipëri ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

“Diçka e çuditshme po ndodh”, Trump flet rreth dronëve në disa shtete amerikane

Trump vendos 30% tarifë kundër mallrave të BE-së dhe Meksikës

Xhaka në formacionin e vitit në Bundesligë

Xhaka po monitorohet edhe nga Interi

Dy gjigantët evropianë po monitorojnë situatën e Ibrahima Konates

Konate kërkon kalimin te Real Madridi

Chelsea – PSG, finalja e Botërorit

Chelsea – PSG, finalja e Botërorit

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike, arrestohet një person

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike, arrestohet një person

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohen katër persona në Ferizaj pasi dyshohet se u rrahën mes vete

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X