TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

SHBA-ja emëron Rubion, Blairin dhe Kushnerin në bordin e Gazës të Trumpit

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
Të paktën 560 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten disa anëtarë të të ashtuquajturit “Bordi i Paqes”, i cili do të mbikëqyrë qeverisjen e përkohshme të Gazës, që ndodhet nën një armëpushim të brishtë që nga tetori.

Mes emrave përfshihen sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i dërguari special i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner. Trump është kryetar i bordit, sipas një plani që Shtëpia e Bardhë e tij e bëri publik në tetor.

Izraeli dhe grupi palestinez Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – miratuan planin e Trumpit, që parashikon që një organ teknokratik palestinez të mbikëqyret nga bordi ndërkombëtar, i cili do të mbikëqyrë qeverisjen e Gazës për një periudhë tranzitore.

Shumë ekspertë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut kanë thënë se mbikëqyrja nga Trumpi e një bordi që kontrollon qeverisjen e një territori të huaj i ngjan një strukture koloniale, ndërsa përfshirja e Blairit u kritikua vitin e kaluar për shkak të rolit të tij në luftën në Irak dhe historisë së imperializmit britanik në Lindjen e Mesme.

Shtëpia e Bardhë nuk dha detaje mbi përgjegjësitë e secilit anëtar të “bordit themelues ekzekutiv”. Emrat nuk përfshijnë asnjë palestinez. Shtëpia e Bardhë tha se më shumë anëtarë do të shpallen në javët në vijim.

Bordi do të përfshijë gjithashtu drejtuesin e kapitalit privat dhe miliarderin, Marc Rowan, presidentin e Bankës Botërore, Ajay Banga, dhe Robert Gabriel, një këshilltar i Trumpit, tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Nickolay Mladenov, një ish-i dërguar i OKB-së për Lindjen e Mesme, do të jetë përfaqësuesi i lartë për Gazën.

Gjeneralmajori i ushtrisë Jasper Jeffers, një komandant amerikan i operacioneve speciale, u emërua komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, tha Shtëpia e Bardhë. Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në mes të nëntorit, autorizoi bordin dhe vendet që punojnë me të për të krijuar këtë forcë në Gaza.

Shtëpia e Bardhë emëroi gjithashtu një “Bord Ekzekutiv të Gazës” me 11 anëtarë, që do të përfshijë ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, koordinatoren speciale të OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Sigrid Kaag, ministren e Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunim ndërkombëtar, Reem Al-Hashimy, dhe miliarderin izraelito-qipriot, Yakir Gabay, së bashku me disa anëtarë të bordit ekzekutiv.

Ky bord shtesë do të mbështesë zyrën e Mladenovit dhe organin teknokratik palestinez, detajet e të cilit u shpallën këtë javë, tha Shtëpia e Bardhë.

Izraeli dhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit në Gazë, ku më shumë se 450 palestinezë, përfshirë mbi 100 fëmijë, dhe tre ushtarë izraelitë janë raportuar të vrarë gjatë armëpushimit.

Sulmi i Izraelit ndaj Gazës që nga tetori 2023 ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, ka shkaktuar një krizë urie dhe ka zhvendosur brenda vendit të gjithë popullsinë e Gazës. Shumë ekspertë të të drejtave të njeriut, akademikë dhe një hetim i OKB-së thonë se kjo përbën gjenocid.

Izraeli ka thënë se veproi në vetëmbrojtje pasi militantë të udhëhequr nga Hamasi vranë 1.200 njerëz dhe morën mbi 250 pengje në një sulm në fund të vitit 2023./REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Forcat Ajrore Shqiptare dhe ato amerikane bashkohen në një stërvitje

Forcat Ajrore Shqiptare dhe ato amerikane bashkohen në një stërvitje

Trump kërcënon me tarifa shtetet që s’e mbështesin marrjen e Grenlandës nga SHBA-ja

Trump kërcënon me tarifa shtetet që s’e mbështesin marrjen e Grenlandës nga SHBA-ja

Shtetasi shqiptar i liruar nga Venezuela është nën kujdesin e Kryqit Kuq

Shtetasi shqiptar i liruar nga Venezuela është nën kujdesin e Kryqit Kuq

Rinumërimi ndryshon votat – Kush sa vota mori?

Rinumërimi ndryshon votat – Kush sa vota mori?

United – City, derbi i Premier Leagues

United – City, derbi i Premier Leagues

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

Sulmohen dy policë në Kaçanik

Prishtina kërkon fitoren ndaj Borës

Prishtina kërkon fitoren ndaj Borës

Ylli – Peja, përballja tjetër çerekfinale

Ylli synon fitoren e radhës në Pejë

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

KQZ shton ekipet numëruese, rinumërohen 316 nga 914 vendvotime

Zhegrova ftohet për duelin me Cagliarin

Zhegrova ftohet për duelin me Cagliarin

Të paktën 560 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite

SHBA-ja emëron Rubion, Blairin dhe Kushnerin në bordin e Gazës të Trumpit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën