TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

Gjatë një paraqitjeje në Londër më 6 korrik së bashku me drejtorin e FBI-së, Christopher Wray, kreu i MI5, Ken McCallum, tha se agjencia britanike ka “dyfishuar përpjekjet kundër aktivitetit shqetësues kinez”.

Qeveria kineze dhe “presioni i fshehtë i saj në mbarë botën” përbën “sfidën më të madhe që ne përballemi”, tha ai.

“Kjo mund të duket abstrakte. Por, është e vërtetë dhe është urgjente”, tha McCallum. “Ne duhet të flasim për këtë çështje, ne duhet të veprojmë”.

Shefi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray, u pajtua me këto qëndrime, teksa tha se Pekini “paraqet kërcënimi më të madh në terma afatgjatë” për ekonominë dhe sigurinë kombëtare të Londrës dhe Uashingtonit, dhe të aleatëve në Evropë e gjetkë.

“Qeveria kineze po tenton ta formësojë botën duke ndërhyrë në politikën tonë dhe të aleatëve tanë”, tha Wray, teksa foli në selinë e MI5 në Londër.

Programi i hakimit i Qeverisë kineze “është më i madh se i shteteve të mëdha marrë së bashku”, tha Wray.

Kjo paraqitje e përbashkët e dy zyrtarëve tregon se sa sfidë të madhe e konsiderojnë Qeverinë kineze dhe inteligjencën e saj SHBA-ja dhe Britania.

Një zëdhënës i Ambasadës kineze në Londër hodhi poshtë komentet.

“Këto pretendime ndaj Kinës nga zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe britanike janë krejtësisht të pabaza dhe të ashtuquajturat raste që kanë përmendur janë një përndjekje e pastër”, ka thënë ky zëdhënës për Reuters.

Londra dhe Uashingtoni duhet të “heqin dorë nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë i cili ka dalë nga moda… dhe duhet të ndalojnë së krijuari konfrontime dhe konflikte”, tha ky zyrtar i Ambasadës kineze në Londër./rel/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë shënon ditën e 116-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 116-të

Vlora Hyseni dhe dy të arrestuarit e tjerë do të merren në pyetje nesër nga hetuesit

Vlora Hyseni dhe dy të arrestuarit e tjerë do të merren në pyetje nesër nga hetuesit

Komisioni i BE-së gati të mbështesë zyrtarisht afatin e anëtarësimit të Shqipërisë në vitin 2027

Komisioni i BE-së gati të mbështesë zyrtarisht afatin e anëtarësimit të Shqipërisë në vitin 2027

Presidenti sirian: Golani mbetet sirian, aneksimi është i pavlefshëm sipas rezolutave të OKB-së

Presidenti sirian: Golani mbetet sirian, aneksimi është i pavlefshëm sipas rezolutave të OKB-së

Mehmeti: Specialja mund të thërras në Hagë edhe ish-krerët e UÇK-së në Maqedoni

Mehmeti: Specialja mund të thërras në Hagë edhe ish-krerët e UÇK-së në Maqedoni

Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shtete mike dhe partnere

Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shtete mike dhe partnere

Mehmeti: BE-ja drejt zhbërjes si Jugosllavia – lufta në Evropë ka filluar

Mehmeti: BE-ja drejt zhbërjes si Jugosllavia – lufta në Evropë ka filluar

Numër i madh i qytetarëve edhe në natën e 8-të protestës kundër vendimi të Speciales

Numër i madh i qytetarëve edhe në natën e 8-të protestës kundër vendimi të Speciales

Nesër shënohet 3-vjetori i rënies së Afrim Bunjakut, vendoset gurthemeli i obeliskut në Banjskë

Nesër shënohet 3-vjetori i rënies së Afrim Bunjakut, vendoset gurthemeli i obeliskut në Banjskë

“Këndi i Kimit” 23.09.2026

“Këndi i Kimit” 23.09.2026

Pesë javë me mbeturina-banorët e “Kodrës së Trimave”: Rrezikohemi nga sëmundjet

Pesë javë me mbeturina-banorët e “Kodrës së Trimave”: Rrezikohemi nga sëmundjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën