TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shaqiri kritikon publikisht trajnerin Magnin: “Në raste të tilla duhet të reagosh ndryshe”

by tëvë1
1 vit ago
4
A A
Shaqiri kritikon publikisht trajnerin Magnin: “Në raste të tilla duhet të reagosh ndryshe”

FC Basel ndodhet nën presion pas barazimit 1:1 ndaj FC Kopenhagen në ndeshjen e parë të “playoff”-it për kualifikim në fazën grupore të Conference League. Por ajo që po bën më shumë bujë sesa rezultati, është një debat i ndezur mes kapitenit Xherdan Shaqiri dhe trajnerit Ludovic Magnin – një përplasje që ka ngjallur reagime të forta në opinionin sportiv zviceran.

Shaqiri ka kritikuar hapur vendimin e trajnerit Magnin për të mos zëvendësuar mbrojtësin Jonas Adjetey, i cili ishte ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë dhe më pas u përjashtua me karton të kuq në pjesën e dytë. “Në raste të tilla duhet të reagosh ndryshe, ndoshta ta zëvendësosh më herët”, deklaroi Shaqiri për “blue Sport”.
33-vjeçari nuk e ndryshoi qëndrimin as në deklaratat për mediat e tjera: “Nëse një lojtar ndëshkohet herët me të verdhë, rreziku që të përjashtohet është më i madh. Duhet të mësojmë nga kjo dhe herën tjetër të bëjmë një zëvendësim më të shpejtë”.

Trajneri Magnin, nga ana tjetër, reagoi me qetësi dhe dozë ironie ndaj kritikave të Shaqirit. “E kam parë që Shaq ka filluar kursin për trajner, por është ende në fillimet e karrierës së tij. Ka ende shumë për të mësuar”, tha ai me një buzëqeshje. Magnin mbrojti vendimin e tij për të mos e nxjerrë Adjetey nga loja, duke argumentuar se nuk e kishte ndjerë se lojtari ishte në rrezik të madh.
“Si trajner, nuk është e thënë të zëvendësosh menjëherë një lojtar vetëm sepse ka marrë të verdhë. Unë nuk pata ndjesinë që Jonas ishte në vështirësi”, u shpreh ai për “Blick”.
“Në fund ndodhi një situatë e pafat, por do ta bëja sërish njësoj. Një karton i verdhë për një qendërmbrojtës nuk është gjë e pazakontë.”
Ai zgjodhi të mos e kritikojë lojtarin për ndërhyrjen që i solli kartonin e dytë të verdhë, edhe pse e pranoi që ajo situatë mund të ishte shmangur.

Pavarësisht polemikave publike, Magnin e mbylli çështjen duke theksuar se mes tij dhe Shaqirit nuk ka asnjë përplasje personale. “Gjithçka është sqaruar prej kohësh. Ju e njihni raportin tim me Shaqirin – nuk kemi asnjë problem”, tha ai duke buzëqeshur.

Ky episod tregon se tensionet në FC Basel janë në rritje, ndërkohë që skuadra përgatitet për ndeshjen e kthimit me shumë në lojë – përfshirë edhe autoritetin dhe qartësinë në pankinë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Manchester United e fillon me humbje edicionin e ri në Premireligë, pëson nga Hull City

Manchester United e fillon me humbje edicionin e ri në Premireligë, pëson nga Hull City

KFOR zhvillon patrullime në Gjakovë:  Kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të sigurt

KFOR zhvillon patrullime në Gjakovë:  Kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të sigurt

Kapen rreth 80 kg drogë në Durrës, vlera e “mallit” që po vinte nga Kanadaja 1 milion euro- tre kosovarë në pranga

Kapen rreth 80 kg drogë në Durrës, vlera e “mallit” që po vinte nga Kanadaja 1 milion euro- tre kosovarë në pranga

Koci: Edhe një tjetër qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe në kufi

Koci: Besoj se do të lirohet Hashim Thaçi

KEK-u paralajmëron Task-Forcë për sigurinë në punë pas vdekjeve të punëtorëve

KEK-u paralajmëron Task-Forcë për sigurinë në punë pas vdekjeve të punëtorëve

​Kosova kalon në çerekfinale të padelit pas fitores ndaj Turqisë në “Taranto 2026”

​Kosova kalon në çerekfinale të padelit pas fitores ndaj Turqisë në “Taranto 2026”

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL e UÇK-së mbështet propozimin e Haradinajt për zgjedhjen e Hashim Thaçit president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën