Një e fundit ishte edhe ajo në liqenin e Ujmanit ku bashkë me kryeministrin Kurti publikoi pamje gjatë patrullimit në këtë liqen nga Policia e Kosovës.
Por, sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, këto vizita të shpeshta nga ministri i Brendshëm i kontribuojnë shtrirjes së sovraniteti.
Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha Sveçla nuk është komandat i Policisë.
“Jam skeptik sa i përket vizitave të shpeshta të ministrit të Brendshëm në pjesën veriore, sepse ai nuk është Komandat i Policisë së Kosovës. Ai është ministër dhe duhet të hartojë politika dhe të sigurojë investime për Policinë. Vizitat e shpeshta nuk i kontribuojnë shtrirjes së autoritetit por vetëm bëhet politizimi”, ka thënë Shala.