TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shala ankohet në Supreme kundër vendimit për dëmshpërblimin 208 mijë euro ndaj viktimave

by teve1
2 orë ago
0
A A
Shala ankohet në Supreme kundër vendimit për dëmshpërblimin 208 mijë euro ndaj viktimave

Pjetër Shala ka kërkuar nga Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, me të cilin u aprovua urdhri prej 208 mijë eurosh dëmshpërblim ndaj tetë viktimave.

Në kërkesën e parashtruar përmes mbrojtjes më 29 prill 2026 e cila u bë publike më 18 maj, Shala ka kërkuar që vendimi i Apelit të anulohet dhe të kthehet çështja para një paneli tjetër të gjyqtarëve.

Fillimisht, në kërkesën e vet, mbrojtja thotë se Apeli gjatë marrjes së vendimit e interpretoi gabimisht ligjin, me arsyetimin se ka zbatuar të njëjtin standard që ka pasur për shqyrtimin e apelimeve të dënimeve penale me atë për dëmshpërblim.

Sipas kërkesës, kjo ka cenuar të drejtën e Shalës për qasje efektive në gjykatë.

Veç kësaj, thuhet se paneli i gjyqtarëve kanë bërë shkelje të procedurës duke cenuar të drejtën e Shalës për gjykim të drejtë.

Kjo është thënë, duke argumentuar se procedurat për dëmshpërblim janë zhvilluar përpara se vendimi me burgim ndaj tij të marrë formën e prerë në Apel.

Mbrojtja në kërkesë thotë se kjo gjë ka shkelur të drejtën e Shalës për t’u prezumuar i pafajshëm derisa të provohet fajësia e tij.

Po ashtu, thuhet se sipas mbrojtjes së Shalës, gjatë marrjes së vendimit është kryer shkelje substanciale e procedurës pasi që nuk janë kërkuar të dhëna mbi shpenzimet mjekësore që ka pasur një viktimë (viktima W04733) gjatë përcaktimit për dëmin material që kanë pësuar viktimat e tërthorta.

Pra, mbrojtja pretendon se Paneli Gjykues gjatë përcaktimit të dëmshpërblimit ndaj viktimave, është mbështetur kryesisht në deklarata të viktimave dhe familjarëve të tyre. Sipas saj, Gjykata thjesht “supozoi” ekzistencën e kostove mjekësore pa prova të mjaftueshme.

Po ashtu, mbrojtja argumenton se Gjykata nuk ka sqaruar cilat probleme shëndetësore të W04733 lidhen drejtpërdrejt me ngjarjet në Fabrikën e Metalit në Kukës dhe në çfarë mase ato ndikuan në gjendjen e tij shëndetësore apo aftësinë për të punuar.

Në përfundim, mbrojtja kërkon që Gjykata Supreme ta anulojë vendimin e Apelit për dëmshpërblimin dhe ta kthejë çështjen për rishqyrtim nga një panel tjetër, ose të marrë çdo masë tjetër që e konsideron të nevojshme për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe drejtësisë së procedurës.

Vendimi për dëmshpërblim ndaj Pjetër Shalës ishte marrë më 29 nëntor 2024 me ç’rast u urdhërua që të paguajë një shumë prej 208 mijë eurosh.

Ky vendim ishte konfirmuar nga Apeli më 29 janar 2026.

Ndryshe, Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka shpallur më 14 korrik 2025 aktgjykim dënues ndaj Pjetër Shalës, duke e dënuar me 13 vjet burgim.

Kjo Gjykatë, me këtë vendim ia uli dënimin Shalës, i cili nga shkalla e parë e Speciales ishte dënuar me 18 vjet burgim.

Ndërsa, Gjykata Supreme, ka rrëzuar kërkesën e Pjetër Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë kundër vendimit të Apelit./BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përurohet nënstacioni i ri policor në Junakë të Zveçanit

Përurohet nënstacioni i ri policor në Junakë të Zveçanit

Tre të lënduar nga një përleshje me mjete të mprehta në Istog

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohen dy zyrtarë bankarë, pronares së dy bizneseve ia ngarkuan kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj

FSK stërvitje në zonën e Liqenit të Badocit, Komuna del me njoftim

FSK stërvitje në zonën e Liqenit të Badocit, Komuna del me njoftim

Përurohet nënstacioni i ri policor në Junakë të Zveçanit

Përurohet nënstacioni i ri policor në Junakë të Zveçanit

Dahsyla, transferimi i parë te KB Trepça

Dahsyla, transferimi i parë te KB Trepça

Tre të lënduar nga një përleshje me mjete të mprehta në Istog

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohen dy zyrtarë bankarë, pronares së dy bizneseve ia ngarkuan kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj

FSK stërvitje në zonën e Liqenit të Badocit, Komuna del me njoftim

FSK stërvitje në zonën e Liqenit të Badocit, Komuna del me njoftim

KFOR: Karabinierët italianë kryejnë patrullime në Mitrovicën e Veriut

KFOR: Karabinierët italianë kryejnë patrullime në Mitrovicën e Veriut

Inspektorati i Punës ndalon punimet në Vushtrri pas vdekjes së 31-vjeçarit që ra nga ndërtesa

Inspektorati i Punës ndalon punimet në Vushtrri pas vdekjes së 31-vjeçarit që ra nga ndërtesa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën