Pas mbylljes së sezonit të Bundesliga në vendin e 10-të me 43 pikë, Borussia Monchengladbach ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin, Daniel Farke.
Në një komunikim për mediet klubi gjerman bën me dije se pas analizës së përbashkët dhe të detajuar të sezonit palët kanë vendosur që të mos vazhdojnë më bashkëpunimin.
Përveç trajnerit, nga klubi do të largohen edhe ndihmësit e tij Edmund Riemer, Christopher John dhe Chris Domogalla.
“Pas disa diskutimeve intensive, Daniel Farke dhe klubi kanë marrë vendimin për të ndarë rrugët”- tha drejtori sportiv Roland Virkus