TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Serwer optimist për pranim të Kosovës në KE: Përfitimi kryesor, qasja e qytetarëve në Gjykatën Evropiane

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Serwer optimist për pranim të Kosovës në KE: Përfitimi kryesor, qasja e qytetarëve në Gjykatën Evropiane

Autor: Besarta Mehmeti

Në mungesë të Rusisë, 2/3 e vendeve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës dhe duke qenë se vendimet merren me shumicë, gjasat për t’u pranuar po shihen si reale për anëtarësim në KE.

Reklamë

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, po shpreson se anëtarësimi do të jetë i suksesshëm.

Serwer në një përgjigje për Teve1.info ka treguar përfitimet e Kosovës nëse pranohet në Këshill të Evropës.

Ai thotë se njëra nga përfitimet kryesore është qasja e qytetarëve të Kosovës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Shpresoj. Një nga përfitimet kryesore është qasja e qytetarëve të Kosovës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Anëtarësimi është njëkohësisht konfirmim i demokracisë së një shteti dhe mjet për t’i mbajtur anëtarët e shtetit demokratik. Ai gjithashtu ofron mbështetje të rëndësishme për sundimin e ligjit, veçanërisht në trajtimin e popullsive minoritare”, tha Serwer.

Madje, ai foli edhe sa i përket qëndrimit të Serbisë lidhur me dorëzimin e kërkesës së Kosovës për pranim në KE. Ku pas aplikimit, presidenti i shtetit fqinjë Aleksandar Vuçiq u deklarua duke thënë se është “prishur” marrëveshja e Washingonit.

Njohësi i cështjeve ndërkombëtare, reagimin e Vuçiqit e krahasoi figurativisht, duke thënë se “Ata që janë në shtëpi prej xhami, nuk duhet të hedhin gurë”, duke ju referuar shumë marrëveshjeve të cilat Serbia nuk i respekton kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Unë do t’ua lë këtë çështje njerëzve që mbështesin më shumë marrëveshjen e Uashingtonit se unë. Por ata që janë në shtëpi prej xhami nuk duhet të hedhin gurë. A i ka zbatuar Serbia të gjitha detyrimet e saj sipas marrëveshjes?”, deklaroi Serwer për Teve1.info

E sa i përket dialogut me Serbinë, profesori nga Johns Hopkins University, thotë se derisa Vuçiqi e vë në dyshim pavarësinë e Kosovës, nuk mund të ketë normalizim të dialogut.

“Presidenti Vuçiq vazhdon të vërë në dyshim shtetësinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Për sa kohë që ai bën, dialogu nuk mund të prodhojë normalizim. Megjithatë, ai mund të prodhojë hapa në atë drejtim”, theksoi Daniel Serwer profesori nga universiteti John Hopkins.

Ndryshe, të enjtën Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, vendim i cili obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.

E menjëherë pas këtij vendimi, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, e dorëzoi edhe zyrtarisht aplikimin për në Këshill të Evropës në Strasburg të Francës, ku pas dorëzimit, ajo u shpreh optimiste për pranimin e Kosovës.

Sipas saj me këtë veprim, hapet një kapitull i ri për Kosovën.

“Në emër të Kosovës dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, të Asamblesë Parlamentare dhe në fund edhe të Këshillit ministror”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, nuk i vonua edhe Daniel Holtgen, zëdhënës i Këshillit të Evropës, i cili në një përgjigje për Teve1.info, e konfirmoi dje se e kanë pranuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

“Ne mund të konfirmojmë se aplikimi për anëtarësim është pranuar dhe po i transmetohet Komitetit të Ministrave në përputhje me statutin e Këshillit të Evropës”, ka thënë ai.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare. I njëjti u ndihmon vendeve anëtare që të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin si dhe që të kryejnë reformat e duhura gjyqësore. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Petrit Hajdari emërohet u.d i kryetarit të PDK-së në Drenas

Petrit Hajdari emërohet u.d i kryetarit të PDK-së në Drenas

Maqedonia e Veriut uron Dimal Bashën

Maqedonia e Veriut uron Dimal Bashën

Vuçiq në takim me Sorensenin: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni dhe te të drejtat e serbëve

Vuçiq në takim me Sorensenin: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni dhe te të drejtat e serbëve

​“Zhvillim interesant”, Kadrijaj: Dimal Basha ishte më i miri i LVV-së

​“Zhvillim interesant”, Kadrijaj: Dimal Basha ishte më i miri i LVV-së

Petrit Hajdari emërohet u.d i kryetarit të PDK-së në Drenas

Petrit Hajdari emërohet u.d i kryetarit të PDK-së në Drenas

Izraeli shpall presidentin brazilian si “persona non grata”

Izraeli shpall presidentin brazilian si “persona non grata”

“Vendimi nuk u mor kundër Zvicrës, por për Kosovën”

“Vendimi nuk u mor kundër Zvicrës, por për Kosovën”

Maqedonia e Veriut uron Dimal Bashën

Maqedonia e Veriut uron Dimal Bashën

Vuçiq në takim me Sorensenin: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni dhe te të drejtat e serbëve

Vuçiq në takim me Sorensenin: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni dhe te të drejtat e serbëve

Zhegrova mungon edhe ndaj Marseillet, këtë të diel

Juventusi me ofertë zyrtare për Zhegrovën

Shoqata e Shtypit të Huaj reagon pas vrasjes së gazetarëve në Gaza

Shoqata e Shtypit të Huaj reagon pas vrasjes së gazetarëve në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X