TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Alijaj: Kandidatura mes Hamzës e Hoxhajt në PDK, zhvillim pozitiv – çdo parti duhet të ketë garë të brendshme

by TËVË 1
11 muaj ago
1
A A
Alijaj: Kandidatura mes Hamzës e Hoxhajt në PDK, zhvillim pozitiv – çdo parti duhet të ketë garë të brendshme

Analisti politik, Artan Alijaj, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit dhe thirrjes së menjëhershme të Konventës për të hënën, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

Sipas Alijajt, dorëheqja e Krasniqit ishte një surprizë për opinionin publik, por garat e krijuara brenda PDK-së mes kandidaturës së Bedri Hamzës dhe asaj të njoftuar nga Enver Hoxhaj duhen parë si proces pozitiv.

“Ishte pak surprizë dorëheqja për opinionin publik. Mirëpo, kjo që ka ndodh me kandidaturën e Hamzës dhe Hoxhajt – mendoj që janë zhvillime pozitive, duhet të shihen si të tilla. Ne presim që çdo parti të ketë një debat të tillë, pse jo edhe në publik – ku individë të caktuar mund të shpallin kandidaturën e tyre, dhe pastaj të zhvillohet një garë aty”, deklaroi ai në emisioni “Info Nata”.

Ndërkohë, Alijaj vlerëson se afati statutar prej pesë ditësh për mbajtjen e Konventës nuk është domosdoshmërisht pengesë që PDK-ja ta shtyjë procesin, nëse vlerësohet se gara e brendshme e kërkon një gjë të tillë.

“Është e rregulluar me statut të partisë që në rastet kur jep dorëheqje kryetari – të ketë afat pesëditor për thirrjen e Kuvendit, mirëpo nuk do të thotë që kjo është pengesë nëse veç shihet se ka garë brenda partisë, nuk do të thotë që partia nuk mund ta zgjasë këtë afat”, tha Alijaj.

Sipas tij, kërkesa e Hoxhajt për shtyrje të Konventës lidhet me nevojën për një periudhë më të gjatë për të komunikuar me strukturat e partisë dhe për të siguruar mbështetje.

“Duket se Hoxhaj kërkon më shumë kohë, mbase dëshiron që të ketë mundësi për të biseduar me njerëzit e partisë, të mbledh edhe nënshkrime. Mirëpo, ideja është që në garë ata duhet edhe ta prezantojnë veten dhe planet e tyre”, u shpreh ai. /teve1.info/

PDK drejt zgjedhjes së kryetarit të ri – debat për datën e Konventës

Tags: Artan Alijajbedri hamzaenver hoxhajMemli Krasniqipdk
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çitaku në 27-vjetorin e PDK-së: Festa do të jetë e plotë kur Thaçi, Veseli dhe Krasniqi të jenë të lirë mes nesh

Çitaku në 27-vjetorin e PDK-së: Festa do të jetë e plotë kur Thaçi, Veseli dhe Krasniqi të jenë të lirë mes nesh

​Kurtishi: Kanceri i gjirit dominant në Kosovë, çdo vit rreth 450-460 raste

​Kurtishi: Kanceri i gjirit dominant në Kosovë, çdo vit rreth 450-460 raste

​Kosova nikoqire e konferencës rajonale për integritetin financiar në kuadër të Procesit të Berlinit

​Kosova nikoqire e konferencës rajonale për integritetin financiar në kuadër të Procesit të Berlinit

Basha takon ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin në transport

Vaj ulliri dhe Aloe Vera për një lëkurë të shkëlqyer dhe me elasticitet

Vaj ulliri dhe Aloe Vera për një lëkurë të shkëlqyer dhe me elasticitet

Si ta largoni vartësinë nga pijet e gazuara dhe dietale?

Si ta largoni vartësinë nga pijet e gazuara dhe dietale?

​Kosova nikoqire e konferencës rajonale për integritetin financiar në kuadër të Procesit të Berlinit

​Kosova nikoqire e konferencës rajonale për integritetin financiar në kuadër të Procesit të Berlinit

Basha takon ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin në transport

Basha takon ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin në transport

​Deputeti i PDK-së: Instalimi i njerëzve të LVV-së në Presidencë është shqetësues

​Deputeti i PDK-së: Instalimi i njerëzve të LVV-së në Presidencë është shqetësues

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën