TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Serumet natyrale për energji pranverore

nga Tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Serumet natyrale për energji pranverore

Petale të kuqe trëndafili, ujë e lëng limoni në shishe të qelqta e pakëz “magji” gjysheje.

Çdo shqiptar, kryesisht i brezit të para 90-ës kujton, pse jo, me nostalgji shijen etje -shuese të shurupit të trendafilit për të cilin një gjë ishte e sigurt; nuk ishte si pijet joshëse “amerikane” por ishte natyral.

Të gjitha funksionet e trupit kërkojnë ujë. Uji largon toksinat nga organet.

Ai siguron një mjedis të lagësht të përshtatshëm për veshët, hundën dhe fytin.

Uji i mundëson mëlçisë të tresë më shpejt yndyrën e grumbulluar, duke lehtësuar punën e veshkave tona të mbingarkuara.

Por si një pije pa shije dhe pa ngjyrë, ndonjëherë le të themi, uji bëhet paksa i mërzitshëm.

Kjo është edhe arsyeja pse lihet shpesh prapa e parakaluar nga pijet shumë joshëse, por me ngjyrues, lëngje me përbërje vitaminash dhe pijet e gazuara.

Por, uji mund të bëhet edhe shumë interesant dhe AgroWeb do t’ju tregojë disa mënyra.

Duke shtuar copëza frutash apo perimesh në ujin që konsumojmë çdo ditë, ne mund kemi përfitime për mendjen, trupin dhe shpirtin në të njëjtën kohë.

Shtimi i disa frutave dhe perimeve rrit sasinë e mineraleve dhe vitaminave që trupat tanë mund t’i konsumojnë lehtë dhe shpejt dhe në të njëjtën kohë i shtojnë vërtet shumë shije ujit, duke rritur në mënyrë të ndjeshme sasinë e ujit që konsumoni krahasuar me sasinë që konsumonit më parë.

Limon, kastravec dhe mente

Uji me limon është një zgjidhje e fuqishme detoksifikuese; lëngu i limonit ndihmon për të pastruar trupin.

Limoni ndihmon në tretje dhe rrit sistemin tuaj imunitar.

Gjithashtu, nëse shtoni disa feta kastraveci në ujë e ktheni atë në një hidratues të shkëlqyer dhe kastravec përmban veti anti-inflamatore.

Mentja i shton një shije ëmbëlsie duke eleminuar kështu sheqerin, duke ndihmuar gjithashtu në qetësimin e stomakut dhe në tretje.

Portokall, limon, xhinxher

Portokallet ndihmojnë për një qarkullim më të mirë të gjakut. Limonat ndihmojnë në tretje (dhe në një aromë më të mirë të frymës) ndërsa xhinxheri është i njohur për forcimin e sistemit imunitar.

Portokallet me Vitaminën C dhe përmbajtjes së tyre janë gjithashtu të pasura me minerale dhe pastrues të mirë të gjakut.

Kastravec, mjedra, rrush

Kastraveci është shumë hidratues dhe eleminon toksinat nga trupi.

Mjedrat kanë veti anti-inflamatore, ndërsa rrushi përmban elemente mirëbërëse dhe pastruese të trupit.

Këto fruta e perime nëse futen në ujë e pasurojnë atë me vlera dhe japin një shije freskuese.

Luleshtrydhe dhe limona jeshil

Luleshtrydhet janë plot element antioksidantë dhe limonat jeshilë janë një armë e fuqishme kundër plakjes falë vetive që ndihmojnë në shëndëtin e flokëve, lëkurës dhe thonjve.

Pjepër, kastravec dhe mente

Pjepri ndihmon në shëndetin e zemrës.

Ai gjithashtu përmban amino-acide, ushques që ndihmojnë qarkullimin e gjakut, duke i shërbyer shëndetit të zemrës dhe qarkullimit të mire të gjakut në organizëm.

Si mund ta përgatisni?

Copëza frutash ose perimesh sipas zgjedhjes suaj i fusni në një shishe apo enë qelqi një litërshe.

Hidhni copëza akulli deri sa t’i mbuloni. Shtoni ujë dhe vini kapakun.

Futini në frigorifer së paku për 30 minuta në mënyrë që shija e frutave apo perimeve të depërtojë në ujë. Mund t’i shtoni ujë edhe 2-3 herë të tjera frutave dhe perimeve në enë.

Sigurisht, nuk do të merrni sasinë e mjaftueshme ushqyese ditore, por çdo gllënkë do t’ju ndihmojë për një shëndet më të mirë dhe pa toksina./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Është shumë me rëndësi: Pse duhet të falim edhe kur nuk falet

Është shumë me rëndësi: Pse duhet të falim edhe kur nuk falet

Tri frizura pa tharëse flokësh që do të të shpëtojnë ditën kur jashtë është +30°C

Tri frizura pa tharëse flokësh që do të të shpëtojnë ditën kur jashtë është +30°C

Si të zgjidhni domatet më të mira dhe që qëndrojnë më gjatë

Si të zgjidhni domatet më të mira dhe që qëndrojnë më gjatë

Si t’i ruajmë qershitë pa u zbutur? Këshilla që zgjasin jetëgjatësinë deri në disa muaj

Si t’i ruajmë qershitë pa u zbutur? Këshilla që zgjasin jetëgjatësinë deri në disa muaj

Gërvalla merr pjesë në forumin e Dubrovnikut, temë kryesore e ardhmja euroatlantike e Ballkanit Perëndimor

Gërvalla merr pjesë në forumin e Dubrovnikut, temë kryesore e ardhmja euroatlantike e Ballkanit Perëndimor

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Real Madridi ia cakton çmimin Vini Jr, 150 milionë euro për ekipet e interesuara

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X